HERODIONI
Një burrë të cilit Pavli i bëri të fala në letrën e tij drejtuar kongregacionit të krishterë në Romë. Pavli e quan Herodionin ‘i afërmi im’. (Ro 16:11) Disa thonë se kjo mund të nënkuptojë thjesht se ai ishte jude si Pavli dhe jo pjesëtar i familjes së tij, duke u nisur nga termi ‘farefis’ që përdor apostulli te Romakëve 9:3. Megjithatë, përderisa Pavli nuk i quan ‘farefis’ të gjithë judenjtë të cilëve u çoi të fala (krahaso Ve 18:2; Ro 16:3), ka mundësi që Herodioni të ketë qenë një njeri më i afërt me të.—Shih ANDRONIKU.