HELBONI
Vend i njohur për verën e shkëlqyer, që vlerësohej shumë në qytetin e Tirit. (Ezk 27:18) Në përgjithësi mendohet se vendndodhja e Helbonit është fshati i sotëm i Halbunit, rreth 20 km në veri-veriperëndim të Damaskut. Ky fshat shtrihet në një luginë të ngushtë me brezare vreshtash që ngjiten deri lart shpateve të malit. Në lashtësi, verën e Helbonit e blinte jo vetëm Tiri, por edhe Asiria, Babilonia e Persia.