HELAMI
Vendi ku ushtria e Davidit mposhti forcat ushtarake që i udhëhiqte Shobaku, kreu i ushtrisë së Hadadezerit, mbret i Sirisë. (2Sa 10:15-19) Disa studiues mendojnë se është «Alimaj» që përmendet në librin apokrif të 1 Makabenjve (5:26, DSF). Prandaj ka mundësi të jetë ʽAlma e sotme, rreth 55 km në lindje të detit të Galilesë.