SHOBAKU
Kreu i ushtrisë së mbretit sirian Hadadezer. Ndërsa i printe një ushtrie me sirianë që amonitët i kishin paguar për të luftuar kundër Davidit, ai humbi betejën dhe jetën bashkë me 40.700 burra të tij. (2Sa 10:15-19) Te 1 Kronikave 19:16, 18 emri i tij shkruhet Shofak.