HAZER-HATIKONI
Vend i përmendur në vegimin e Ezekielit si kufiri i Izraelit dhe «në kufi me Hauranin». (Ezk 47:13, 16) Vendndodhja e një vendi më këtë emër nuk dihet. Disa mendojnë se ky emër erdhi nga gabimi i një skribi gjatë kopjimit të «Hazar-Enon».—Ezk 47:16, 17; shih HAZAR-ENANI, HAZAR-ENONI.