BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hazazon-Tamari”
  • Hazazon-Tamari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hazazon-Tamari
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • En-Gedi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zizi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jerueli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • 8B Hartë për Zanafillën​—Zona e Kanaanit
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hazazon-Tamari”

HAZAZON-TAMARI

[(shpati) me zhavorr i palmave].

Qytet i banuar nga amoritët që me sa duket ndodhej pranë ultësirës së Sidimit. Mbreti Kedorlaomer dhe aleatët e tij i bënë zap amoritët që banonin në Hazazon-Tamar. (Zn 14:5-8) Shekuj më pas, forcat e bashkuara ushtarake të Moabit, Amonit dhe rajonit malor të Seirit që mësynë Judën kaluan nga ‘Hazazon-Tamari, domethënë En-Gedi’. (2Kr 20:2, 10, 11) Shumë studiues janë të mendimit se në tregimin e Zanafillës bëhet fjalë për një vend mjaft larg En-Gedit, në jug të tij, dhe se fjalët ‘domethënë En-Gedi’ u shtuan më pas. Megjithatë, emrin «Hazazon-Tamar» duket se e ruan Vadi-Hasasa (Nahal-Hazezon), që gjendet rreth 10 km në veri të vendndodhjes së mundshme të En-Gedit. Veç kësaj, kuptimi i emrit Hazazon-Tamar shkon më së miri me rajonin e En-Gedit, që historiani Jozef e përshkruan si një vend ku rriten «palmat më të mrekullueshme». (Antikitete judaike, IX, 7 [i, 2]) Kështu, nëse në tregimin e Zanafillës bëhet fjalë për një vend më në jug, ndoshta ekzistonin dy vende të quajtura Hazazon-Tamar: njëri që kishte lidhje me En-Gedin, tjetri mbase në jugperëndim të Detit të Vdekur, një vend që quhet thjesht Tamara.​—Ezk 47:19; 48:28.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo