BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Havot-Jairi”
  • Havot-Jairi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Havot-Jairi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jairi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jairit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Galaadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Manaseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Havot-Jairi”

HAVOT-JAIRI

[fshatra me tenda të Jairit].

Fshatra që ndodheshin në territorin e Manaseut në lindje të Jordanit. Fjala «Galaad» hera-herës përdoret për mbarë territorin e Izraelit në lindje të Jordanit. (Js 22:9) Kjo mund të jetë arsyeja pse thuhet se Havot-Jairi ishte në Galaad (Nu 32:40, 41), ndërkohë që shkrime të tjera tregojnë se këto fshatra ndodheshin në Bashan.​—Lp 3:14; Js 13:29, 30.

Thuhet se Jairi (pasardhës i Judës nga Hezroni, por që konsiderohet edhe pasardhës i Manaseut), një bashkëkohës i Moisiut, i pushtoi këto ‘fshatra me tenda’, me sa duket 23 gjithsej, dhe u vuri emrin e vet, Havot-Jair. (Nu 32:39-41; Lp 3:14; 1Kr 2:3, 21-23; shih JAIRI nr. 1.) Vite më pas, Havot-Jair quheshin 30 qytetet e 30 djemve të gjykatësit Jair. Sipas disa kritikëve, kjo bie ndesh me shpjegimin për origjinën e emrit Havot-Jair. Sidoqoftë, te Gjykatësit nuk thuhet se emri Havot-Jair u përdor për herë të parë në këtë periudhë të mëvonshme. Thjesht tregohet se, kur u shkrua ky libër, emri njihej akoma dhe përdorej për këto 30 qytete.​—Gjy 10:3, 4.

Gjatë mbretërimit të Solomonit, fshatrat me tenda të Jairit përfshiheshin në një nga krahinat që administronte një nëpunës. (1Mb 4:7, 13) Gjashtëdhjetë qytetet që përmenden te 1 Mbretërve 4:13 e në shkrime të tjera (Js 13:30; 1Kr 2:23) ishin asokohe qytete të fortifikuara të viseve të Argobit në Bashan, e ndoshta nuk i përfshinin fshatrat e shumta. (Krahaso Lp 3:4, 5.) Kështu, ‘fshatrat me tenda’ të Jairit mund të mos ishin pjesë e 60 qyteteve, por kjo nuk dihet me siguri.

Në një moment të papërcaktuar të historisë së Izraelit, Havot-Jairin e pushtuan Geshuri dhe Siria.​—1Kr 2:23.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo