HAFARAIMI
[vend i gërmimeve].
Vend në kufirin e territorit të fisit të Isakarit. (Js 19:17-19) Vendndodhja nuk mund të përcaktohet me saktësi. Megjithatë, për momentin shumica e studiuesve e lidhin me Et Tajibën, afro 12 km në veriperëndim të Beth-Sheanit. Hafaraimi shfaqet edhe në një listë qytetesh palestineze që pushtoi Shishaku, mbreti i Egjiptit.