BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hadraku”
  • Hadraku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hadraku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Hamathi, hamathitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tiglath-Pileseri (III)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ashkeloni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ashdodi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hadraku”

HADRAKU

Vend kundër të cilit Jehovai bëri një shpallje me anë të profetit të tij Zakaria. Kjo profeci, që u shpall me sa duket në vitin 518 p.e.s., tregonte se Hadraku kishte ngjallur zemërimin e Jehovait. Përmendet bashkë me disa qytete përqark Izraelit, si Damasku, Hamathi, Tiri, Sidoni dhe qytetet filistine të Ashkelonit, Gazës, Ekronit dhe Ashdodit.​—Za 9:1-8.

Hadraku ndoshta ishte një qytet-shtet që kishte nën kontroll zonën përreth tij. Mendohet të jetë Hatarika e mbishkrimeve asiriane, të cilën e lidhin me pirgun e rrënojave të Tell-Afisit, rreth 45 km në jugperëndim të Halebit. Mbreti asirian Tiglath-Pileseri III e rendit Hatarikën ndër «19 krahinat që i përkitnin Hamathit».​—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 282, 283.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo