HAGABI
[karkalec].
Paraardhës i një familjeje nethinimësh që shërbenin si skllevër në tempull. «Bijtë e Hagabit» përmenden mes atyre që u kthyen me Zorobabelin nga mërgimi në Babiloni në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 43, 46) Megjithatë, emri Hagab nuk del në listën paralele te Nehemia 7:48.