BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ndarja e mbretërisë”
  • Ndarja e mbretërisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndarja e mbretërisë
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Aktiviteti profetik i Elijas dhe i Eliseut
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Betheli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Samaria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tirza
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ndarja e mbretërisë”

NDARJA E MBRETËRISË

VETËM 120 vjet pasi Sauli u bë mbreti i parë i Izraelit, kombi u nda në dy pjesë. Pse? Për shkak të apostazisë së mbretit Solomon. Ngaqë donte të kënaqte gratë e tij të huaja, Solomoni lejoi të futej brenda kombit idhujtaria më e neveritshme, duke ndërtuar ‘vende të larta’ për perënditë e rreme. Kjo përzierje adhurimi ishte e neveritshme për Jehovain. Megjithëse nuk i dha fund dinastisë davidike për t’i qëndruar besnik besëlidhjes me Davidin, prapëseprapë Perëndia dekretoi se do të hiqte një pjesë të kombit.—1Mb 11:7-13.

Kjo ndodhi në vitin 997 p.e.s. kur veprimet e Rehoboamit kokëfortë, birit të Solomonit, i shtynë dhjetë fise të rebeloheshin dhe të formonin një mbretëri që shtrihej kryesisht në pjesën veriore të vendit, por që përfshinte edhe qytete-enklava simeonite anembanë territorit të Judës. Mbretërisë jugore në Judë i mbetën besnike vetëm fiset e Beniaminit dhe të Levit.

Nga frika se mos humbiste besnikërinë e popullit të tij nëse këta vazhdonin të shkonin në Jerusalem për të adhuruar, Jeroboami, mbreti i parë i mbretërisë veriore, themeloi një fe të vetën. Ai vendosi viça prej ari në Dan, larg në veri, dhe në Bethel, vetëm 17 km në veri të Jerusalemit. Vendosi edhe priftërinë e vet dhe caktoi ‘ditë të shenjta’.​—1Mb 12:26-33.

Kështu Izraeli u nda, qoftë nga ana politike, qoftë nga ana fetare dhe mbeti i pambrojtur nga sulmet armike e i rrënuar nga lufta civile. E larguar nga adhurimi i pastër i Jehovait, mbretëria dhjetëfisëshe u zhyt thellë në shthurje morale dhe frymore. Megjithëkëtë, Jehovai vazhdoi t’u dërgonte profetë që t’i nxiste të pendoheshin.

[Tabela]

VENDET KRYESORE dhe shkrimet përkatëse

Bethel 1Mb 12:28, 29

M. Karmel 1Mb 18:19-40

Dan 2Mb 10:29

Jerusalem 2Kr 11:1

Jezreel 2Mb 9:30-37

Samari 1Mb 16:23, 24

Sikem 1Mb 12:1, 25

Tirzah 1Mb 15:33

Qytete-enklava Js 19:1-8

[Harta]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)

[Figurat në botimin e shtypur]

Rrënoja të pallatit të Akabit në Samari dhe fragmente fildishi të gjetura në atë zonë. Samaria ishte kryeqyteti i mbretërisë veriore për rreth 200 vjet

[Figura në botimin e shtypur]

Në mbretërinë veriore spikaste adhurimi i Baalit. Kjo figurë e atij perëndie të rremë u gjet në Ras-Shamra të Sirisë

[Figurat në botimin e shtypur]

Beitini, afër Bethelit të lashtë (jo larg Jerusalemit). Në Bethel, Jeroboami vendosi një viç prej ari që ta adhuronin (pa dyshim më i madh se ky viç bronzi i ekspozuar në Luvër)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo