BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Balli”
  • Balli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Balli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Vëru një shenjë në ballë»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Në botë por jo pjesë e saj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Çfarë do të thotë numri 666?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Balli”

BALLI

Pjesa e fytyrës që ndodhet sipër syve. Një shprehje hebraike e përkthyer ‘ballë’ (Lp 14:1, shën.) dhe termi grek për «ballë» (métopon), fjalë për fjalë do të thonë «midis syve». Meqë gjendet në pjesën e përparme dhe bie menjëherë në sy tek individi, në kohët e lashta skllevërit damkoseshin në ballë, që ta shihnin të gjithë se cilit pronar i përkitnin. Gjithashtu, shenjë në ballë kishin edhe adhuruesit e disa perëndive pagane. Edhe sot, disa e kanë zakon të bëjnë në ballë shenja fetare, që ta shohin të gjithë devotshmërinë ndaj fesë së tyre.

Shenja në ballë. Edhe në Bibël shenja në «ballë» përdoret në kuptim të figurshëm për të treguar se dikush është skllav i Perëndisë së vërtetë ose i dikujt tjetër. Te Zbulesa 7:2-4 flitet për engjëj që vulosin në ballë 144.000 veta. (Shih VULA.) Në një pjesë tjetër të vegimit të Zbulesës, këta 144.000 kanë të shkruar në ballë emrin e Qengjit, Jezu Krishtit, dhe emrin e Atit të tij. Si nusja e Qengjit është me vend që ata të mbajnë emrin e tij. (Zb 14:1; 22:3, 4) Meqë në librin e Zbulesës hebraishtja përmendet dy herë (9:11; 16:16) dhe meqë apostulli Gjon ishte hebre, në ballin e 144.000-ve mund të ketë qenë shkruar Tetragrami i shenjtë që i identifikon ata si shërbëtorë dhe dëshmitarë të Jehovait.

Tek Ezekieli 9:3-6 përshkruhet një klasë njerëzish që shënohen në ballë për të mos u shkatërruar nga forcat ekzekutuese të Perëndisë, veçse në këtë rast nuk shënohen nga engjëjt dhe as me një «vulë», por nga një burrë me «kallamarin e sekretarit». Këta njerëz, për të cilët thuhet se «psherëtijnë e rënkojnë për tërë ato gjëra të pështira që bëhen», kur ‘shënohen’, tregojnë se janë skllevër të përkushtuar të Jehovait. Me sa duket, veprimet, zakonet dhe personaliteti i tyre japin prova për këtë para të gjithëve, sikur ta kishin të shkruar ‘në ballë’.

Atyre që janë skllevër të «bishës» politike botërore (shih BISHAT SIMBOLIKE [Bisha me shtatë kokë që del nga deti]) u vihet në ballë dhe në dorën e djathtë një damkë simbolike, madje me detyrim, siç përshkruhet te Zbulesa 13:16, 17. Ata që marrin këtë damkë, identifikohen si kundërshtarë të Perëndisë dhe mbi ta do të bjerë tërë zemërimi i tij.—Zb 14:9-11; shih SHENJA, I.

Kryeprifti i Izraelit. Në Izrael, kryeprifti mbante një çallmë. Në pjesën e përparme të saj, mbi ballin e tij, kishte një pllakë ari, ‘shenja e shenjtë e kushtimit’, mbi të cilën ishin gdhendur «ashtu si skalitet një vulë» këto fjalë: «Shenjtëria i përket Jehovait.» (Da 28:36-38; 39:30) Si përfaqësuesi kryesor i adhurimit të Jehovait në Izrael, ishte me vend që kryeprifti ta ruante shenjtërinë e rolit të tij. Veç kësaj, ky mbishkrim i kujtonte gjithë Izraelit se duhej të ishte gjithnjë i shenjtë kur i shërbente Jehovait. Gjithashtu paraqiste në mënyrë të përshtatshme Kryepriftin e madh, Jezu Krishtin, dhe faktin që Perëndia Jehova ia ka kushtuar këtij shërbimi priftëror që mbështet shenjtërinë e Tij.—He 7:26.

Babilonia e Madhe. Nga ana tjetër, prostituta e madhe simbolike ka të shkruar në ballë emrin «Babilonia e Madhe». Babilonia e lashtë përfaqësoi për shumë kohë atë që s’ishte e shenjtë dhe që i kundërvihej Perëndisë.—Zb 17:1-6; shih BABILONIA E MADHE.

Përdorime të tjera të termit. Një përdorim tjetër i figurshëm i fjalës «ballë» gjendet tek Isaia 48:4, ku Jehovai tha se balli i Izraelit ishte si bakër, ngaqë ishte shumë kokëfortë dhe rebel. Te Jeremia 3:3, apostazia flagrante dhe e paturp e Jerusalemit jobesnik përshkruhet në mënyrë metaforike si «balli i një gruaje që kryen kurvëri». Gjithashtu, tek Ezekieli 3:7-9, Perëndia i tha profetit, i cili u profetizonte izraelitëve kokëshkëmb (fjalë për fjalë «me ballë të fortë») e zemërgur, se ia kishte bërë ballin «si diamanti», në kuptimin që i kishte dhënë vendosmëri e guxim që t’u shpallte mesazhin e Perëndisë.

Kur mbreti Uziah uzurpoi me arrogancë e në mënyrë të paligjshme detyrat e priftit, duke dashur të paraqiste temjan mbi altarin e temjanit në tempullin e Jehovait, mëkati i tij dhe gjykimi i Jehovait u shfaqën qartë dhe menjëherë, ngaqë në ballë i shpërtheu lebra.—2Kr 26:16, 19, 20.

Kur thuhet se në kuptim të figurshëm Jehovai i shfaqet popullit të tij «ballë për ballë», në hebraisht përdoret fjala ʼájin (sy).—Nu 14:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo