BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Balaku”
  • Balaku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Balaku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Balaami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një gomar flet
    Libri im i tregimeve biblike
  • Gomarica e Balamit flet
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Zipori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Balaku”

BALAKU

[ai ka shkretuar].

Mbret i Moabit në shekullin e 15-të p.e.s. dhe adhurues i Baalit; bir i Ziporit. Populli i Balakut u tremb dhe ‘e zuri tmerri’ kur pa ç’u kishte bërë Izraeli amoritëve. Balaku u lidh me Midianin dhe i çoi fjalë Balaamit në qytezën e Pethorit, pranë lumit Eufrat, që të vinte nga Mesopotamia dhe ta mallkonte Izraelin me «fuqi magjike», me shpresën që të fitonte epërsi ushtarake. (Nu 23:21) Ai i tha Balaamit: «[Izraeli] e ka mbuluar tokën deri ku të sheh syri dhe banon mu përpara meje.» Në fillim Balaami nuk pranoi të shkonte por, pasi Balaku i dërgoi një delegacion princash më të nderuar dhe e rriti shpërblimin, profeti lakmitar pranoi dhe shkoi me lejen e Jehovait. Kur mbërriti buzë Arnonit, Balaku e qortoi: «Pse nuk erdhe [në fillim]? Kaq i pazoti qenkam të të nderoj?»​—Nu 22:2-37.

Balaku e çoi Balaamin në tri pika të larta, që të shihte kampin e Izraelit. Në çdo vend u bënë të njëjtat flijime: Balaami e udhëzonte Balakun të ndërtonte shtatë altarë, ku flijoheshin shtatë dema e shtatë desh. Megjithatë, në secilin vend Balaami nuk e mallkoi Izraelin, por e bekoi.​—Nu 22:41–24:9; Mi 6:5.

Atëherë «Balakut iu ndez zemërimi kundër Balaamit». Përplasi duart me inat dhe bërtiti: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti i bekove sa s’ka ku të vejë plot tri herë. Tani, mbathja në vendin tënd!» Mirëpo, para se të ikte, profeti nga Pethori paratha se nga fara e Jakobit do të vinte ‘ylli’ mesianik.​—Nu 24:10-17; Js 24:9, 10; Gjy 11:25.

Ngjarjet e mëtejshme tregojnë se Balaami «e mësoi Balakun të vinte një gur pengese për t’i joshur bijtë e Izraelit, që të hanin gjëra të flijuara idhujve e të kryenin kurvëri».​—Zb 2:14; Nu 25:1-18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo