BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Vendi që i dha Perëndia Izraelit”
  • Vendi që i dha Perëndia Izraelit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vendi që i dha Perëndia Izraelit
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Shtatë llojet» e vendit të mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Mësime praktike nga Toka e Premtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • «Një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Jehovai është Mbret
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Vendi që i dha Perëndia Izraelit”

VENDI QË I DHA PERËNDIA IZRAELIT

VENDI që i dha Perëndia Izraelit ishte vërtet një vend i mirë. Kur Moisiu dërgoi para popullit vëzhgues që të eksploronin Tokën e Premtuar dhe të merrnin kampionë të prodhimeve të saj, ata sollën fiq, shegë e një bistak rrushi aq të madh, sa u desh ta vinin në një shkop e ta mbanin dy burra! Edhe pse u kthyen të frikësuar ngaqë u mungonte besimi, ata raportuan: «atje rrjedh vërtet qumësht e mjaltë».​—Nu 13:23, 27.

Tamam para se të hynin në atë vend, zëdhënësi i Jehovait e siguroi popullin: «Jehovai, Perëndia yt, po të çon në një vend të mirë, në një vend me lugina përrenjsh me ujë, me kroje e ujëra të thella që rrjedhin nëpër luginën e gjerë dhe nëpër rajonin malor; në një vend me grurë, elb, hardhi, fiq dhe shegë; në një vend ku ka mjaltë dhe ullinj plot vaj . . . ku nuk do të të mungojë asgjë; në një vend ku gurët janë hekur dhe nga malet nxirret bakër.» (Lp 8:7-9) Edhe sot e kësaj dite, ai është një vend i begatë që jep prodhime të bollshme.

Hijeshia dhe shkëlqimi i tokës së premtuar në lashtësi, zgjojnë shumë interes sot. Pse? Sepse në profecitë mesianike, bollëku me të cilin e bekoi Jehovai Izraelin e lashtë ilustron ç’do të bëjë Perëndia për njerëzimin mbarë kur të sundojë Jezu Krishti, ‘Princi i Paqes’.​—Is 9:6; Ps 67:4-7; 72:16.

[Figurat në botimin e shtypur]

Ishte një vend ku rridhte qumësht . . .

. . . dhe ku kishte mjaltë me bollëk

[Figurat në botimin e shtypur]

Ishte një vend plot ujë

Atje gruri bëhej det . . .

. . . dhe fushave rritej elb

[Figura në botimin e shtypur]

Vreshtat jepnin rrush me bollëk, e prej tij nxirrej verë që u gëzonte zemrën

[Figura në botimin e shtypur]

Fiku, që çmohej për frytin e shijshëm, u bë simbol i paqes dhe begatisë

[Figura në botimin e shtypur]

Me shegë bëhej një pije freskuese

[Figura në botimin e shtypur]

Ullinjtë jepnin vaj​—një pemë e vetme prodhonte boll për një familje të tërë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo