BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kombe që zinin vendin që i dha Perëndia Izraelit”
  • Kombe që zinin vendin që i dha Perëndia Izraelit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kombe që zinin vendin që i dha Perëndia Izraelit
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Pse Perëndia luftoi kundër kananitëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Kanaani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hititët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Izraeli dhe kombet fqinje
    ‘Të shohim vendin e mirë’
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kombe që zinin vendin që i dha Perëndia Izraelit”

KOMBE QË ZININ VENDIN QË I DHA PERËNDIA IZRAELIT

KUR Jehovai i dha Izraelit vendin që i kishte premtuar Abrahamit, atje banonin kombe të degjeneruara moralisht. Bibla e tregon haptas se Perëndia dekretoi shfarosjen e atyre kombeve të liga dhe i caktoi izraelitët si ekzekutues të dënimit. (Lp 7:2) Shumë veta e kanë kritikuar këtë veprim. Të tjerë e pranojnë me përulësi se nuk u takon njerëzve të papërsosur të bëhen gjykatës të Perëndisë. (Krahaso Ezk 18:29.) Dëshira e tyre është të kuptojnë udhët e Perëndisë. Çfarë kanë mësuar?

Bibla tregon qartë se të gjithë njerëzit do t’i japin llogari Krijuesit të njerëzimit, Perëndisë Jehova, pavarësisht nëse besojnë apo jo tek ai. Tregon se Perëndia është i durueshëm, por nuk i mbyll sytë para së keqes. (Zn 15:16) Gjithashtu, Bibla bën të qartë se, në sytë e Jehovait, përgjegjësia për fëmijët e vegjël bie mbi supet e prindërve; ai nuk ua heq prindërve këtë përgjegjësi dhe kështu nuk u jep shkas të mendojnë se veprimet e tyre ndikojnë vetëm tek ata vetë. (Lp 30:19; Js 10:40) Tregon edhe se të gjithë ata që kthehen nga rruga e keqe dhe adhurojnë Jehovain mund t’i shpëtojnë shkatërrimit.​—Js 6:25; 9:3–10:11.

Bibla nxjerr në pah praktikat e liga pas të cilave jepeshin banorët e Kanaanit. Në një vepër thuhet: «Arkeologët që gërmojnë në rrënojat e qyteteve kananite, çuditen pse Perëndia nuk i shkatërroi edhe më shpejt.» (Halley’s Bible Handbook, 1964, f. 161) Mësimi është i qartë: Jehovai nuk e toleron përgjithmonë ligësinë.

[Kutia]

Arsyet pse u shkatërruan:

Degjenerimi moral. (Le 18:3-25)

Praktikat spiritiste. (Lp 18:9-12)

Idhujtaria e ndyrë. (Da 23:23, 24; 34:11-16; Lp 7:1-5; 1Mb 21:26)

[Figura në botimin e shtypur]

Stela të Tanitit e të Baalit dhe një statujë e Tanitit (që përkon me Ashtorethin), të zbuluara në një varrezë afër Kartagjenës (Tunizi, Afrikë Veriore)

[Figura në botimin e shtypur]

Varrezë ku u gjetën eshtrat e mijëra fëmijëve të flijuar perëndeshës Tanit. Ato rite fetare vrasëse i çuan atje detarët fenikas (kananitë). Ky vend i kobshëm mbetet dëshmi e zvetënimit të kananitëve

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo