KUBI
Popull i panjohur i përmendur mes aleatëve të Egjiptit. Kubi renditet bashkë me Etiopinë, Putin, Ludin dhe «bijtë e vendit ku u bë besëlidhja» (ndoshta izraelitët që ia mbathën për në Egjipt pas vrasjes së Gedaliahut në vitin 607 p.e.s.), që i priste të gjithë i njëjti fund: ‘do të binin nga shpata’. (Ezk 30:4, 5) Disa mendojnë se Kubi është Libia, dhe kështu është bërë në disa përkthime.—LXX; RS.