BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kaldea, kaldeasit”
  • Kaldea, kaldeasit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kaldea, kaldeasit
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Babilonia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Belshazari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një regjent krenar humbet një perandori
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Danieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kaldea, kaldeasit”

KALDEA, KALDEASIT

Fillimisht rajoni dhe popullsia e pjesës jugore të rrafshinës lymore të Babilonisë, delta pjellore e lumenjve Tigër dhe Eufrat. Ndoshta dikur këta lumenj derdheshin veç e veç në Gjirin Persik dhe qytetet e Eridut dhe Urit ishin porte detare. Por në rrjedhën e viteve, lymi i lumenjve ndoshta e mbushi dalëngadalë gjirin, e kështu bregu u shty më në juglindje dhe Tigri e Eufrati u bashkuan para se të derdheshin në det. Në lashtësi, qyteti më i rëndësishëm i këtij rajoni ishte Uri, vendlindja e Abrahamit, prej nga u nis bashkë me familjen e tij para vitit 1943 p.e.s., me urdhër të Perëndisë. (Zn 11:28, 31; 15:7; Ne 9:7; Ve 7:2-4) Rreth 300 vjet më vonë, Satana Djalli nxiti disa kusarë kaldeas t’i shkaktonin humbje të rënda Jobit besnik.​—Jb 1:17.

Me shtrirjen e ndikimit të kaldeasve drejt veriut, mbarë territori i Babilonisë u quajt «vendi i kaldeasve». Në profecitë e tij, Isaia paratha ngritjen në pushtet dhe rënien e mëvonshme të kaldeasve. (Is 13:19; 23:13; 47:1, 5; 48:14, 20) Pushteti i tyre u ndie sidomos në shekujt e shtatë dhe të gjashtë p.e.s., kur në fuqinë e tretë botërore, në Babiloni, sunduan Nabopolasari, një kaldeas, dhe pasuesit e tij: Nabukodonosori II, Evil-Merodaku (Avil-Marduku), Neriglisari, Labashi-Marduku, Nabonidi dhe Belshazari. (2Mb 24:1, 2; 2Kr 36:17; Ezd 5:12; Jr 21:4, 9; 25:12; 32:4; 43:3; 50:1; Ezk 1:3; Ha 1:6) Ajo dinasti mori fund kur «Belshazari, mbreti kaldeas, u vra». (Dn 5:30) Medi Dar u bë «mbret në mbretërinë e kaldeasve».​—Dn 9:1; shih BABILONIA nr. 2.

Që në antikitet, kaldeasit ishin të famshëm për njohuritë në matematikë dhe astronomi. Në kohën e Danielit, me termin kaldeas u quajt një kult i veçantë parashikuesish, të cilët e konsideronin veten të zotë në të ashtuquajturën shkencë të fallit.​—Dn 2:2, 5, 10; 4:7; 5:7, 11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo