BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kaftori, kaftorimët”
  • Kaftori, kaftorimët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kaftori, kaftorimët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Kasluhimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Mizraimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kreta, kretasit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kaftori, kaftorimët”

KAFTORI, KAFTORIMËT

Kaftorimi përmendet mes pasardhësve të Kamit nëpërmjet Mizraimit. (Zn 10:6, 13, 14; 1Kr 1:12) Në një periudhë të papërcaktuar para Daljes së izraelitëve nga Egjipti (1513 p.e.s.), kaftorimët kishin shtënë në dorë një territor në pjesën jugperëndimore të Kanaanit, pasi kishin shpronësuar popullin e avimëve. (Lp 2:23) Në vargje të tjera, emri Kaftor (ndryshe, Kretë, BR) përdoret për ‘ishullin’ ose ‘brigjet’ (Dio, AT, e të tjera) prej nga u shpërngulën filistinët që shkuan në Kanaan.​—Jr 47:4; Am 9:7.

Vendndodhja e Kaftorit ka qenë çështje debatesh të shumta. Ndër vendet e sugjeruara janë zona e deltës në Egjipt, bregu juglindor i Azisë së Vogël (përfshirë Kilikinë), Kapadokia dhe Kreta. Shumica e studiuesve sot anojnë nga ideja se Kaftori ishte ishulli i Kretës, pranë bregut juglindor të Greqisë. Sipas disave, në të përfshiheshin edhe ishujt dhe vendet bregdetare fqinje. Mendohet se Kaftori paraqitet me emrin Kaptara në dokumentet asiro-babilonase dhe me emrin Kfty(v) në mbishkrimet egjiptiane. Dëshmitë tregojnë se egjiptianët (pasardhës të Mizraimit edhe ata) bënin tregti me kretasit qysh nga kohët e lashta, ndoshta që nga epoka e Abrahamit.

Mjaft studiues mendojnë se «kaftorimët» e përmendur te Ligji i përtërirë 2:23, në të vërtetë janë filistinët. Megjithatë, për filistinët shkruhet se dolën nga Kasluhimi (një degë tjetër e pasardhësve të Mizraimit), prandaj mund të quheshin kaftorimë vetëm në kuptimin gjeografik (jo nga ana gjenealogjike ose origjina), pra, në kuptimin që kishin jetuar në territorin e Kaftorit para se të shkonin në Kanaan. Në atë kuptim, ata mund të quheshin kaftorimë njësoj siç u quajt sirian (ose aramait) hebreu Jakob. (Lp 26:5) Përndryshe, te Ligji i përtërirë 2:23 nuk bëhet fjalë për filistinët dhe populli i Kaftorimit duhet të ketë pasur emigrantët e vet në Kanaan.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo