BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beth-Shemeshi”
  • Beth-Shemeshi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beth-Shemeshi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ir-Shemeshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Shemiti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Sorekut
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Timnahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beth-Shemeshi”

BETH-SHEMESHI

[shtëpi e diellit].

Emri i katër qyteteve të përmendura në Bibël.

1. Qytet në kufirin verior të Judës, i renditur mes Kesalonit dhe Timnahut. (Js 15:10) Me sa duket, quhet Ir-Shemesh (që do të thotë «qytet i diellit») te Josiu 19:41, ku del si qytet kufitar i fisit të Danit, fqinjit verior të Judës. Më pas, Juda ia dha Beth-Shemeshin levitëve si qytet priftëror.​—Js 21:13, 16; 1Kr 6:59.

Mendohet se vendndodhja e Beth-Shemeshit është Tell-er-Rumeilehu (Tel-Bet-Shemeshi), pak më në perëndim të rrënojave të qytetit bizantin pranë ʽAin-Shemsit të sotëm, që ruan pjesërisht emrin e lashtë. Pra, Beth-Shemeshi ndodhej rreth 26 km në perëndim të Jerusalemit, në rrugën kryesore që e lidhte atë qytet me qytetet filistine të Ashdodit dhe Ashkelonit. Duhet të ketë qenë një pikë strategjike, meqë mbikëqyrte pjesën e sipërme të luginës së përroit të Sorekut dhe një prej rrugëve kryesore nga rrafshinat bregdetare për në rajonin e Shefelahut dhe malet e Judës. Gërmimet e bëra atje tregojnë se qyteti ka një histori të lashtë dhe dëshmitë e ndikimit filistin janë të shumta.

Kur filistinët e kthyen arkën e Jehovait në Izrael pasi u goditën me një sëmundje, lopët që tërhiqnin qerren u drejtuan vetë për në qytetin levit të Beth-Shemeshit. Mirëpo, veprimi i papërshtatshëm i disa banorëve të Beth-Shemeshit që panë arkën e besëlidhjes, u solli vdekjen 70 prej tyre. (1Sa 6:9-20) Shprehjen «pesëdhjetë mijë burra» që del në tekstin hebraik te 1 Samuelit 6:19 nuk e bashkon asnjë lidhëz me shprehjen «shtatëdhjetë burra», prandaj disa mendojnë se është shtuar më vonë në tekst. Në lidhje me këtë fragment biblik, historiani Jozef (Antikitete judaike, VI, 16 [i, 4]) flet vetëm për 70 të vrarë, pa i përmendur fare 50.000 burrat.​—Shih 1Sa 6:19, shën., NW.

Beth-Shemeshi ishte ndër qytetet që u përfshinë në organizimin administrativ të mbretit Solomon për t’i siguruar ushqim tryezës mbretërore. (1Mb 4:7, 9) Atje janë zbuluar disa dhoma të gjata e të ngushta, që mendohet se përdoreshin si hambarë drithi, si edhe një gropë silazhi e stërmadhe, e veshur me gurë, me diametër rreth 7 m dhe thellësi gati 6 m. Janë nxjerrë në dritë edhe shumë shtypëse rrushi e ullinjsh, e kjo tregon se ajo zonë prodhonte me bollëk vaj e verë.

Mbreti Amaziah (858-830 p.e.s.) u tregua i pamend duke sfiduar Jehoasin e Izraelit, e pas kësaj u mund dhe u zu rob në Beth-Shemesh. (2Mb 14:9-13; 2Kr 25:18-23) Gjatë mbretërimit të Akazit (761-746 p.e.s.), si pasojë e degjenerimit dhe e jobesnikërisë të kombit, Beth-Shemeshi ra në duart e filistinëve. (2Kr 28:18, 19) Në Beth-Shemesh është zbuluar një dorezë shtambe me mbishkrimin «i përket Eliakimit, ekonomit të Jaukinit [formë e shkurtuar e emrit Jehojakin]», që mendohet se i referohet mbretit me atë emër dhe ndoshta tregon se më pas mbretëria e Judës ua rimori qytetin filistinëve.

2. Qytet i fortifikuar në territorin e Neftalit. (Js 19:35-39) Edhe pse neftalitët nuk i dëbuan kananitët që banonin në atë qytet, i vunë në punë të detyruar. (Gjy 1:33) Vendndodhja e qytetit të lashtë nuk dihet.

3. Qytet i Isakarit afër Jordanit. (Js 19:22, 23) Ndonëse ka një sërë vendndodhjesh të mundshme, disa studiues mbështetin më tepër idenë se ndodhej në El ʽAbeidijeh, buzë Jordanit, rreth 3 km në jug të detit të Galilesë dhe rreth 16 km në lindje të malit të Taborit. Emri i lashtë me sa duket ruhet në atë të Kirbet-Shamsavit fqinj.

4. Qytet në Egjipt i përmendur në profecinë e Jeremisë për shkretimin e atij kombi. (Jr 43:13) Mendohet se është Heliopoli (që do të thotë «qytet i diellit»), në skajin verilindor të Kajros së sotme. Në tregime të tjera biblike quhet me emrin egjiptian On.​—Shih ONI nr. 2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo