BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Bartimeu”
  • Bartimeu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bartimeu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Timeu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jerikoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jezui mëson në Jeriko
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Bartimeu”

BARTIMEU

[bir i Timeut].

Një lypës i verbër që Jezui i ktheu shikimin. Bartimeu dhe një shok, emri i të cilit nuk përmendet, ishin ulur në dalje të Jerikosë kur kaloi Jezui i ndjekur nga një turmë. Bartimeu pyeti ç’po ndodhte dhe, kur i treguan, filloi të thërriste: «Bir i Davidit, Jezu, ki mëshirë për mua!» Disa e urdhëruan me ton të ashpër të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort. Kur Jezui e thirri, ai flaku rrobën, vrapoi te Zotëria dhe iu lut t’i kthente shikimin. Ngaqë dalloi besimin e tij dhe ndjeu keqardhje, Jezui e shëroi dhe Bartimeu e ndoqi duke i dhënë lavdi Perëndisë.​—Mr 10:46-52; Mt 20:29-34; Lu 18:35-43.

Sipas tregimit të Markut dhe të Mateut, kjo ndodhi kur Jezui ‘po dilte nga Jerikoja’, kurse Luka thotë se ndodhi «kur [Jezui] po i afrohej Jerikosë». (Mt 20:29; Mr 10:46; Lu 18:35) Disa thonë se bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme. Një autor, Jozef P. Fri, shkruan në lidhje me këtë: «Megjithatë, arkeologjia ka hedhur më shumë dritë mbi këtë mospërputhje në dukje. Në fillim të shekullit të 20-të, Ernest Selini nga Shoqëria Orientale Gjermane kreu gërmime në Jeriko (1907-1909). Nga gërmimet doli se Jerikoja e kohës së Jezuit ishte një qytet i ndarë në dy pjesë. . . Qyteti i vjetër i ndërtuar nga judenjtë ishte rreth 1,6 kilometra larg qytetit të ndërtuar nga romakët. Nën dritën e këtij fakti, ka të ngjarë që Mateu të ketë folur për qytetin e ndërtuar nga judenjtë, të cilin Jezui sapo e kishte lënë, kurse Luka për qytetin e ndërtuar nga romakët, ku Jezui nuk kishte hyrë akoma. Kështu, rrugës nga qyteti i vjetër drejt të riut, Krishti takoi Bartimeun e verbër dhe e shëroi.»​—Archaeology and Bible History, 1964, f. 295.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo