BARSABA
Ndoshta ishte mbiemri ose thjesht një emër tjetër i dy individëve: Jozefit, të mbiquajtur Just, kandidatit që nuk u zgjodh si apostull në vend të Judë Iskariotit; dhe Judës që, rreth vitit 49 të e.s., shoqëroi nga Jerusalemi në Antioki Pavlin, Barnabën dhe Silën. Nuk ka asnjë provë që të tregojë se këta të dy ishin vëllezër.—Ve 1:23; 15:22; shih JOZEFI nr. 11; JUDA nr. 16.