BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Babeli”
  • Babeli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Babeli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shinari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kulla e Babelit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A kanë ardhur gjuhët nga Kulla e Babelit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Pelegu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Babeli”

BABELI

[ngatërrim].

Një nga qytetet e para që u ndërtuan pas Përmbytjes. Atje Perëndia «ngatërroi gjuhën e gjithë tokës». (Zn 11:9) Emri vjen nga folja balál që do të thotë «ngatërroj». Meqë e konsideronin qytetin e tyre si selinë e qeverisë së Perëndisë, banorët thoshin se emri i qytetit përbëhej nga fjalët bab (portë) dhe ilu (Perëndi), pra kishte kuptimin «porta e Perëndisë».

Mbretëria e Nimrodit të lig, ‘gjahtarit të fuqishëm kundër Jehovait’, zuri fill në Babel, «në vendin e Shinarit», në rrafshinën lymore të krijuar nga vërshimi i lumenjve Eufrat dhe Tigër. (Zn 10:9, 10) Ngaqë s’kishte gurë, ndërtuesit shfrytëzuan argjilën që ishte me shumicë. Ata thanë: «Të bëjmë tulla e t’i pjekim në zjarr.» As gëlqere nuk kishte, prandaj në vend të llaçit u përdor bitum.​—Zn 11:3.

Në Babel, i cili ishte projektuar kundër vullnetit të Perëndisë, ndërtesa më e rëndësishme ishte një kullë fetare, ‘maja e së cilës arrinte deri në qiej’. Ajo nuk u ndërtua për të adhuruar ose lëvduar Jehovain, por i kushtohej fesë së rreme të krijuar nga njerëzit dhe u ngrit me synimin që ndërtuesit e saj ‘të bënin emër’.​—Zn 11:4.

Koha e përafërt e ndërtimit mund të nxirret nga të dhënat e mëposhtme: Pelegu jetoi nga viti 2269 deri në vitin 2030 p.e.s. Emri i tij do të thotë «ndarje», sepse «në ditët e tij toka [pra, «popullsia e tokës»] u nda»; Jehovai «i shpërndau në gjithë faqen e tokës». (Zn 10:25; 11:9) Në një dokument të Sharkalisharit, mbret i Agades (Akadit) në epokën patriarkale, thuhet se ai restauroi një kullë-tempull në Babiloni. Kjo tregon se ndërtesa ekzistonte para mbretërimit të tij.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo