BAASHA
Mbreti i tretë i mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit; bir i Akijahut nga fisi i Isakarit dhe me origjinë të papërcaktuar. Ai mori me forcë fronin duke vrarë paraardhësin e tij, Nadabin. Pas kësaj, shfarosi gjithë shtëpinë e Jeroboamit, siç ishte profetizuar. (1Mb 15:27-30; 14:10) Megjithatë, Baasha ndoqi kultin e viçit që kishte vendosur Jeroboami dhe, për këtë, edhe shtëpinë e tij e priste shfarosja. (1Mb 16:1-4) Kur filloi luftën kundër Judës, Asa bindi mbretin e Sirisë që ta sulmonte nga veriu Baashën. Pastaj Asa rrafshoi Ramahun, qytetin e fortifikuar që po ndërtonte Baasha. (1Mb 15:16-22; 2Kr 16:1-6; shih ASA nr. 1 [Komploti dhe lufta kundër Baashës].) Pasi mbretëroi duke filluar rreth vitit 975 deri në vitin 953 p.e.s., Baasha vdiq dhe e varrosën në kryeqytetin e tij, në Tirzah. I biri, Elahu, u bë mbret vitin e 26-të të mbretërimit të Asës në Judë (1Mb 16:8), mirëpo vitin e 27-të të mbretërimit të Asës (1Mb 16:15) Zimri u rebelua dhe e shfarosi shtëpinë e Baashës, duke përmbushur njëherazi urdhrin e Jehovait.