BAALISI
Mbreti i Amonit që dërgoi Ismaelin për të vrarë guvernatorin e Judës, Gedaliahun, në vitin 607 p.e.s. Në Septuagintën greke emri i tij është «Belisa».—Jr 40:14.
Në vitin 1984, gjatë gërmimeve në Tell-el-ʽUmeiri në Jordani, u zbulua një gjurmë vule ku gjendej emri Baʽaljishʽa. Sipas paleografëve, ajo daton në fund të shekullit të shtatë p.e.s. Në këtë gjurmë vule të shkruar me germa të lashta amonite, thuhet: «I përket Milkomʼorit [ose Milkomʼurit], shërbëtorit të Baʽaljishʽait.» Ka të ngjarë që Baʽaljishʽai të jetë Baalisi i përmendur në Bibël.