ASHURIMI
Emër që përmendet ndër pasardhësit e Dedanit, birit të Jokshanit, njërit prej bijve të Abrahamit dhe të Keturës. (Zn 25:1-3) Përdorimi i mbaresës së shumësit (im) te ky emër në tekstin hebraik, mund të tregojë që Ashurimi përfaqëson një fis a një popull. Është e pamundur të specifikohet për ç’fis bëhet fjalë, por ka të ngjarë të ishte një fis nga Arabia Veriore. Megjithatë nuk duhen ngatërruar me asirianët që e kishin prejardhjen nga Ashuri, biri i Semit.