BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ashuri”
  • Ashuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ashuri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Perandoria Asiriane
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Asiria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ashurimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Esar-Hadoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ashuri”

ASHURI

Emra hebraikë me shqiptim dhe kuptim të ndryshëm që transliterohen në të njëjtën mënyrë në shqip.

1. Bir i Semit që përmendet i dyti te Zanafilla 10:22 dhe te 1 Kronikave 1:17. Ishte paraardhësi i asirianëve dhe e njëjta fjalë hebraike përkthehet qoftë «ashur», qoftë «Asiri (asirian)». Tek Ezekieli 27:23 përmendet Ashuri (Kal-ʽat-Sherkati modern) që mund të jetë ose kombi i Asirisë, ose qyteti i tij kryesor.

2. [Ndoshta: i zi.] Sipas tekstit masoretik, bir i Hezronit, i lindur pas vdekjes së të atit; stërnip i Judës. (1Kr 2:4, 5, 24; shih HEZRONI nr. 2.) Pati shtatë bij me dy gratë e tij. (1Kr 4:5-7) Gjithashtu, thuhet se ishte ati i Tekoas dhe duket se kjo nënkupton që themeloi qytetin e Tekoas.

3. Perëndia kryesor i asirianëve, perëndia i aftësive ushtarake, të cilit i lutej ky popull luftarak. Ashuri ishte një tip «patriarku i hyjnizuar» dhe, kur e përnderonin, asirianët faktikisht mund të kenë adhuruar paraardhësin e tyre, Ashurin, birin e Semit. Emri Ashur është i ndërfutur në shumë emra asirianë, si tek emrat Esar-Hadon dhe Ashurbanipal.

Mendohet se Ashuri ishte mbrojtësi kryesor i asirianëve, pasi në artin e tyre paraqitej nga një disk diellor me krahë. Trupat asiriane shkonin në betejë në emër të perëndisë së tyre Ashur dhe me miratimin e tij (siç tregohej nga oguret e favorshme), duke mbajtur në betejë simbolin e tij të shenjtë. Mbretërit asirianë ia atribuonin fitoret «ndihmës së Ashurit».​—⁠Shih FIGURËN, vëll. 2, f. 529 në botimin anglisht; ASIRIA.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo