BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ashkeloni”
  • Ashkeloni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ashkeloni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ashkelonitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Si t’i gjesh shkrimet në Biblën tënde
    Tema të tjera
  • Filistia, filistinët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ashkeloni”

ASHKELONI

[ndoshta: vend për të peshuar (paguar)].

Port në Mesdhe dhe një nga pesë qytetet kryesore filistine. (Js 13:3) Mendohet se është ʽAskalani (Tel-Ashkeloni), rreth 19 km në veri-verilindje të Gazës. Qyteti ngrihej në një amfiteatër natyror prej shkëmbi, ku pjesa e harkuar ishte me pamje nga Mesdheu. Fushat pjellore prodhojnë mollë, fiq dhe qepë të njoma të quajtura skallion, që duket se e marrin emrin pikërisht nga ky qytet filistin.

Ashkeloni iu caktua fisit të Judës dhe ai e pushtoi, por nuk e mbajti gjatë. (Gjy 1:18, 19) Në kohën e Samsonit dhe të Samuelit ishte qytet filistin. (Gjy 14:19; 1Sa 6:17) Davidi e përmendi në këngën e përvajshme që thuri për vdekjen e Saulit dhe të Jonatanit. (2Sa 1:20) Ashkeloni nuk renditet mes qyteteve filistine që pushtoi mbreti Uziah.​—2Kr 26:6.

Në profecinë e Amosit (rr. 804 p.e.s.) ishte parathënë se sundimtari i Ashkelonit do të mundej. (Am 1:8) Historia jobiblike tregon se shekullin pasues, Tiglath-Pileseri III i Asirisë e bëri Askalunën (Ashkelonin) qytet vasal. Jeremia (pas vitit 647 p.e.s.) shpalli dy profeci që përfshinin edhe Ashkelonin. Profecia te Jeremia 47:2-7 mund të jetë plotësuar pjesërisht kur Nabukodonosori plaçkiti qytetin në fillim të mbretërimit të tij (rr. 624 p.e.s.), kurse ajo te Jeremia 25:17-20, 28, 29 është e qartë se u plotësua pas rënies së Jerusalemit në vitin 607 p.e.s. Edhe profecia e Sofonisë (e shkruar para vitit 648 p.e.s.) paratha shkretimin e Ashkelonit dhe të qyteteve të tjera filistine, pas të cilit ata që kishin mbetur nga Juda do të zinin «shtëpitë e Ashkelonit». (So 2:4-7) Në fund, rreth vitit 518 p.e.s., Zakaria shpalli se Ashkeloni do të merrte fund pasi të shihte shkretimin e Tirit (332 p.e.s.).​—Za 9:3-5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo