BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ashani”
  • Ashani

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ashani
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Borashani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Aini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Eteri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beer-Sheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ashani”

ASHANI

[ndoshta: tym].

Qytet në Shefelah, pra në ultësirën e Judës. Fillimisht iu caktua Judës, por më pas iu dha Simeonit, meqë territori i Judës ishte tepër i madh. (Js 15:42; 19:7, 9; 1Kr 4:32) Pas tyre i kaloi familjes së kehathitëve nga fisi i Levit. (1Kr 6:54, 59) Te 1 Samuelit 30:30 përmendet ‘Borashani’ si një nga qytetet e zonës që Davidi i dërgoi një pjesë të plaçkës pas fitores mbi amalekitët e, sipas disave, ky qytet ishte Ashani. Te Josiu 21:16 gjendet lista e qyteteve që iu dhanë kehathitëve, paralele me atë te 1 Kronikave 6:59, por në listën e Josiut thuhet ‘Ain’ në vend të Ashan. Në një koment për këtë varg, shtrohet hipoteza se emri i plotë i qytetit mund të ketë qenë Ain-Ashan.—Soncino Books of the Bible, Londër, 1950.

Shumë studiues e lidhin Ashanin me Kirbet-ʽAsanin, që ndodhet rreth 2,5 km në veriperëndim të Beer-Shebës së sotme, buzë Nahal-ʽAshanit. Johanan Aharoni hedh idenë se Ashani ndodhej në Tel-Bet-Mirsham, 25 km në veri-verilindje të Beer-Shebës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo