BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Asueri”
  • Asueri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Asueri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Persia, persët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Estera
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Dari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Asueri”

ASUERI

Emri ose titulli që përdoret në Shkrimet Hebraike për tre sundimtarë të ndryshëm.

1. I ati i Darit, medit, që përmendet te Danieli 9:1. Sot për sot nuk mund të dihet me siguri se me cilin personazh të historisë jobiblike lidhet ky Asuer.

2. Asueri i Ezdrës 4:6; në fillim të mbretërimit të tij, armiqtë e judenjve shkruan një akuzë kundër tyre. Mund të ketë qenë Kambisi, i cili hipi në fron pas Kirit që pushtoi Babiloninë dhe çliroi judenjtë. Kambisi mbretëroi nga viti 529 deri në vitin 522 p.e.s.

3. Asueri i librit të Esterës, që mendohet se ishte Kserksi I, i biri i mbretit pers Dari i Madh (Dar Histaspisi). Asueri (Kserksi I) mbretëroi mbi 127 provinca, nga India deri në Etiopi. Gjatë pjesës më të madhe të sundimit të tij, kryeqytet ishte Shushani.​—Es 1:​1, 2.

Me sa duket, në librin e Esterës, vitet e mbretërimit të Kserksit numërohen që nga koha kur ishte bashkëregjent me të atin, Darin e Madh. Kjo do të thotë se Kserksi hipi në fron në vitin 496 p.e.s. dhe se viti i parë i mbretërimit të tij ishte viti 495 p.e.s. (Shih PERSIA, PERSËT.) Vitin e tretë të mbretërimit, gjatë një gostie madhështore, ai e urdhëroi mbretëreshën e hijshme Vashti të vinte e të shpaloste bukurinë e saj para popullit dhe princave. Ngaqë ajo nuk pranoi, mbretit iu ndez zemërimi dhe vendosi të mos e mbante më për grua. (Es 1:​3, 10-12, 19-21) Vitin e shtatë të mbretërimit, Asueri zgjodhi judejen Ester ndër virgjëreshat e shumta që u paraqitën për t’i zënë vendin Vashtit. (Es 2:​1-4, 16, 17) Vitin e 12-të të mbretërimit, ai e lejoi kryeministrin Haman të përdorte unazën e tij me nënshkrim, për të vulosur një dekret që do të shkaktonte një gjenocid kundër judenjve. Planin e prishën Estera dhe kushëriri i saj Mordekai; Hamanin e varën dhe u nxor një dekret tjetër, i cili u jepte judenjve të drejtën të luftonin kundër atyre që i sulmonin.​—Es 3:​1-11; 7:​9, 10; 8:​3-14; 9:​5-10.

Më pas, «mbreti Asuer vuri në punë të detyruar vendin dhe ishujt e detit». (Es 10:1) Kjo përputhet me veprimtarinë e Kserksit, i cili përfundoi shumë nga veprat e ndërtimit që kishte nisur në Persepoli i ati, Dari.

Kserksi I duhet të jetë edhe ‘mbreti i katërt’ që përmendet te Danieli 11:2, kurse tre mbretërit para tij janë Kiri i Madh, Kambisi II dhe Dar Histaspisi. Pas Kserksit, në fronin e Perandorisë Perse hipën shtatë mbretër të tjerë. Por ai ishte perandori i fundit pers që luftoi në Greqi, ngritja e së cilës si fuqi botërore përshkruhet në vargun pasues.​—Dn 11:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo