ARUBOTI
[dritare].
Qytet që shërbente si qendër administrative nën drejtimin e njërit prej 12 nëpunësve që emëroi mbreti Solomon për t’i siguruar ushqim shtëpisë mbretërore. Atje ishte caktuar biri i Hesedit, i cili mbikëqyrte Sokohun dhe vendin e Heferit. (1Mb 4:7, 10) Tani për tani, Arubotin e lidhin me ʽArrabën e sotme, që ndodhet pranë Dotanit dhe rreth 14 km në veri të Samarisë, pra në territorin e Manaseut.