ARTEMA
Shok i Pavlit të cilin apostulli po mendonte ta niste te Titi në Kretë (Tit 3:12), mbase në vend të Titit që do të bashkohej me Pavlin në Nikapoli. Përderisa Pavli ishte ndërdyshas mes Artemës dhe Tikikut, Artema duhet të ketë qenë njeri shumë i vlerësuar, po të nisemi nga fjalët e Pavlit për Tikikun tek Efesianëve 6:21, 22.