ARMONI
[i kullës së banimit; lindur në kullën e banimit].
Një nga dy djemtë që i lindën Saulit nga konkubina e tij, Rizpa. Për të shlyer fajin e gjakut të Saulit, shtatë nga pasardhësit e tij, ku përfshihej edhe Armoni, mbreti David ua dorëzoi gibeonitëve, të cilët i vranë dhe i ekspozuan kufomat në mal. Rizpa i ruajti trupat duke mos lënë shpendët dhe kafshët e egra t’u afroheshin, derisa Davidi varrosi eshtrat e tyre.—2Sa 21:5-14.