BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Rizpa”
  • Rizpa

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rizpa
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Armoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ajahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mefibosheti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Rizpa”

RIZPA

[gur i nxehur; ose thëngjill].

Konkubinë e mbretit Saul; bijë e Ajahut. (2Sa 3:7; 21:11) Pas vdekjes së Saulit, gjenerali Abner pati marrëdhënie me Rizpën. Ish-Boshethi, biri i Saulit, i kërkoi llogari për këtë ngaqë e interpretoi veprimin e tij si përpjekje për të shtënë në dorë fronin, dhe nga kjo Abneri u armiqësua me të. Si pasojë, Abneri kaloi në anën e Davidit.​—2Sa 3:7-21.

Rizpa kishte pasur dy djem me Saulin: Armonin dhe Mefiboshetin. Shumë kohë pas vdekjes së Saulit, Davidi mori dy djemtë e Rizpës, bashkë me pesë pasardhës të tjerë të Saulit, dhe ua dorëzoi gibeonitëve që ti vrisnin, për të hequr fajin e gjakut nga vendi. Të shtatë kufomat i nxorën në mal dhe Rizpa i ruajti nga zogjtë e bishat «që nga fillimi i korrjes e derisa mbi ta ra ujë nga qielli». (2Sa 21:1-10) Kjo periudhë e papërcaktuar mund të ketë zgjatur pesë ose gjashtë muaj, nëse, siç sugjerojnë disa, nuk ka rënë një rrebesh jashtë stine. Një shi i tillë i rëndë para tetorit do të kishte qenë shumë i pazakontë. (1Sa 12:17, 18; Pr 26:1) Në fund, Davidi mori vesh se ç’kishte bërë Rizpa dhe i varrosi eshtrat e tyre, kështu ajo nuk kishte pse t’i ruante më.​—2Sa 21:11-14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo