BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Argobi”
  • Argobi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Argobi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Bashani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ogu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ariehu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Farpari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Argobi”

ARGOBI

[plis dheu].

1. Ndoshta një nga burrat që u vranë bashkë me Pekahiahun, mbretin e Izraelit, rreth vitit 778 p.e.s., nga uzurpatori Pekah, të cilin e ndihmuan të kryente atë krim 50 galaditë.​—2Mb 15:23-25.

2. Rajon i Bashanit që izraelitët e pushtuan ndërsa ishin ende në lindje të Jordanit dhe që u bë pjesë e territorit të fisit të Manaseut. Me sa duket, ishte selia e mbretërisë së Ogut dhe përshkruhet si një zonë me 60 qytete të fortifikuara përveç shumë e shumë fshatrave. (Lp 3:4, 5, 13, 14) Ky ishte «vendi i refaimëve» ose i gjigantëve.

Argobi ndodhej në lindje të detit të Galilesë. Mendohet gjerësisht se gjendej në Al Ledja, një zonë e mbuluar me lavë afro 32 km në jug të Damaskut. Mirëpo, përshkrimi në Ligjin e përtërirë si një zonë me fshatra, duket se përkon më tepër me rrafshinën pjellore në perëndim të Al Ledjas, që mbase ndodhej në mes të një rajoni rrethuar nga Nahr-al-Rukadi, Nahr-al-ʽAlani dhe Nahal-Jarmuku. Në këtë pllajë të gjerë, qytetet nuk kishin asnjë mbrojtje natyrore dhe duhet të kenë pasur nevojë për ‘muret e larta’ që përmendin Shkrimet. Anekënd territorit të Bashanit ka rrënoja të qyteteve të tilla mëdha.

Në kohën e Solomonit, Argobi bënte pjesë në një nga 12 krahinat që iu besuan nëpunësve përgjegjës për t’i siguruar ushqim oborrit mbretëror.​—1Mb 4:7, 13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo