ANDRONIKU
[fitimtar njerëzish].
Jude, i krishterë besnik në kongregacionin e Romës, të cilit Pavli i dërgoi të fala. Pavli i quan Andronikun dhe Juniun ‘të afërmit e tij’. Megjithëse fjala greke e përdorur këtu (singenés) në kuptimin e saj të gjerë mund të përkthehet «bashkatdhetar», kuptimi i parë është «të afërm gjaku të një brezi». Sipas kontekstit ka të ngjarë që Androniku të ketë pasur këtë lidhje me Pavlin. Njësoj si Pavli, Androniku kishte qenë në burg, ishte ‘njeri i përmendur’ mes apostujve dhe e kishte përqafuar krishterimin para Pavlit.—Ro 16:7.