ANABI
[rrush].
Qytet në pjesën jugore të rajonit kodrinor të Judës, prej nga Josiu përzuri anakimët gjigantë. (Js 11:21; 15:48, 50) Mendohet se ndodhej në Kirbet ʽAnab-es-Sagireh, 1,5 km në perëndim të Ed-Dahirijasë, pak a shumë në mesin e rrugës nga Hebroni për në Beer-Shebë. Ndoshta në fillim qyteti quhej Kiriat-Anab, meqë në tekstet egjiptiane përmendet me emrin Qrt ʽnb.