AMIHUDI
[populli im është dinjitet].
1. Efraimit, i ati i Elishamit, prijësit të fisit të Efraimit gjatë vitit të dytë pas daljes nga Egjipti (1512 p.e.s.). (Nu 1:10; 2:18) Ishte paraardhës i Josiut (Jehosiut).—1Kr 7:26, 27.
2. Simeonit, i ati i Shemuelit, prijësit të fisit të Simeonit; një nga ata që u caktuan t’u ndanin tokën e Kanaanit fiseve të Izraelit (rr. 1467 p.e.s.).—Nu 34:20.
3. Nga fisi i Neftalit; i ati i Pedahelit, prijësit të caktuar pak para vdekjes së Moisiut për t’u ndarë tokën e Kanaanit fiseve të Izraelit.—Nu 34:28.
4. I ati i Talmait; mbret i Geshurit dhe gjyshi i Makahës, nënës së Absalomit, djalit të Davidit. Pasi vrau Amnonin, gjysmëvëllanë e tij, Absalomi ia mbathi në Geshur.—2Sa 3:3; 13:37.
5. Biri i Omrit dhe pasardhës i Perezit, djalit të Judës. Ai ishte i ati i Utait, i cili përmendet si një nga banorët e parë që u vendosën në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:2, 4.