AMIELI
[popull i Perëndisë].
1. Biri i Gemalit nga fisi i Danit. Një nga 12 burrat që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit. (Nu 13:12) Ai ishte një nga dhjetë zbuluesit që thanë fjalë të këqija për Tokën e Premtuar dhe vdiq nga plaga që solli Jehovai.—Nu 14:36, 37.
2. I ati i Makirit nga Lo-Debari, në lindje të Jordanit. Pikërisht në shtëpinë e Makirit banonte Mefibosheti, biri i Jonatanit, kur Davidi deshi t’i tregonte dashamirësinë e tij.—2Sa 9:4, 5, 7; 17:27.
3. I ati i Betshebës, bashkëshortes së Uriahut që më vonë u bë gruaja e Davidit. (1Kr 3:5) Te 2 Samuelit 11:3 ai quhet Eliam, që do të thotë «Perëndi i popullit», dhe është thjesht një ndërkëmbim i pjesëve përbërëse të emrit Amiel. Ndoshta ai ishte i biri i gilonitit Ahithofel, këshilltarit të Davidit që më pas e tradhtoi.—2Sa 23:34; 15:31.
4. Levit, djali i gjashtë i Obed-Edomit. Ai ishte një nga derëtarët përgjegjës për depot e shtëpisë së Jehovait në kohën e Davidit.—1Kr 26:4, 5, 12-15.