BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 11
  • Thjeshtësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Thjeshtësi
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Jezui?
  • Çfarë mësojmë nga Jezui?
  • Imito Jezuin
  • Ndihmoji studentët të bëhen dishepuj të pagëzuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Si të drejtosh studime me botimin «Gëzoje jetën përgjithmonë»
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Kushtoji vëmendje ‘artit të mësimdhënies’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Të prekësh zemrën e studentit tënd të Biblës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 11

BËJ DISHEPUJ

Jezui mëson një grup njerëzish afër detit. Zogjtë fluturojnë lart në qiell dhe ka lule të çelura aty pranë.

Mat. 6:25-27

MËSIMI 11

Thjeshtësi

Parimi: «Thoni fjalë që kuptohen lehtësisht.» —1 Kor. 14:9.

Çfarë bëri Jezui?

Jezui mëson një grup njerëzish afër detit. Zogjtë fluturojnë lart në qiell dhe ka lule të çelura aty pranë.

VIDEO: Jezui ilustron se Jehovai kujdeset për ne

1. Shih VIDEON ose lexo Mateun 6:25-27. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Çfarë ilustrimi bëri Jezui për të nxjerrë në pah se Jehovai kujdeset për ne?

  2. Ndonëse dinte plot gjëra për zogjtë, te cili detaj i thjeshtë u përqendrua Jezui? Pse kjo ishte një metodë e efektshme?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Nëse mësojmë me thjeshtësi, të tjerët do ta mbajnë mend atë që u mësuam dhe do t’u preket zemra.

Imito Jezuin

3. Mos fol tepër. Në vend që të tregosh gjithë hollësitë që di për një temë, përqendrohu te materiali i botimit për studim. Pasi bën një pyetje, prit me durim që studenti të përgjigjet. Nëse ai nuk e di përgjigjen ose shpreh një mendim që bie ndesh me mësimet e Biblës, bëji pyetje shtesë që ta ndihmosh të arsyetojë. Pasi studenti e kupton pikën kryesore, vazhdo më tej.

4. Ndihmoje studentin të lidhë gjërat e reja që po mëson me gjërat që di. Për shembull, para se të nisni mësimin për ringjalljen, mund të kujtoni shkurtimisht çfarë ka mësuar studenti për gjendjen e të vdekurve.

5. Përdori me maturi ilustrimet. Para se të bësh një ilustrim, pyet veten:

  1. «A është i thjeshtë ky ilustrim?»

  2. «A do ta kuptojë kollaj studenti?»

  3. «A do ta ndihmojë të mbajë mend pikën kryesore, jo vetëm ilustrimin?»

SHIH EDHE

Mat. 11:25; Gjoni 16:12; 1 Kor. 2:1

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo