BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 6
  • Guxim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Guxim
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Jezui?
  • Çfarë mësojmë nga Jezui?
  • Imito Jezuin
  • Imitoni Jezuin—Predikoni me guxim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • A predikojmë me guxim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • ‘Ta themi fjalën e Perëndisë me guxim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Të vazhdojmë të flasim me guxim për fjalën e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 6

NIS NJË BISEDË

Për çudinë e disave përreth, Jezui fton Zakeun të zbresë nga pema.

Luka 19:1-7

MËSIMI 6

Guxim

Parimi: «Morëm guxim nga Perëndia t’jua thoshim lajmin e mirë.»—1 Sel. 2:2.

Çfarë bëri Jezui?

Për çudinë e disave përreth, Jezui fton Zakeun të zbresë nga pema.

VIDEO: Jezui i predikon Zakeut

1. Shih VIDEON ose lexo Lukën 19:1-7. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Cila mund të ishte një arsye pse disa e shmangnin Zakeun?

  2. Çfarë e motivoi Jezuin t’i jepte lajmin e mirë, pavarësisht nga opinioni i njerëzve?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Na duhet guxim që ta predikojmë me paanshmëri mesazhin për Mbretërinë.

Imito Jezuin

3. Mbështetu te Jehovai. Fryma e Perëndisë i dha fuqi Jezuit të predikonte, e mund të të japë fuqi edhe ty. (Mat. 10:19, 20; Luka 4:18) Lutju Jehovait për guxim që të flasësh edhe me ata që mund të kesh frikë t’u predikosh.—Vep. 4:29.

4. Mos i paragjyko njerëzit. Mbase ngurron të flasësh me disa njerëz për shkak të pamjes së tyre, shtresës shoqërore, gjendjes ekonomike, stilit të jetës ose bindjeve fetare. Por mbaj parasysh këtë:

  1. Jehovai dhe Jezui mund të lexojnë zemrat; ne jo.

  2. Jehovai mund t’i tregojë mëshirë çdo njeriu pa përjashtim.

5. Ekuilibroje guximin me taktin dhe maturinë. (Mat. 10:16) Shmang debatet. Nëse dikush nuk dëshiron ta dëgjojë lajmin e mirë a nëse nuhat se situata po bëhet e rrezikshme, mbylle bisedën me mirësjellje.—Prov. 17:14.

SHIH EDHE

Vep. 4:31; Efes. 6:19, 20; 2 Tim. 1:7

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo