BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 1
  • Interes i sinqertë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Interes i sinqertë
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Jezui?
  • Çfarë mësojmë nga Jezui?
  • Imito Jezuin
  • Natyrshmëri
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të nisim biseda që të arrijmë të dëshmojmë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Si ta përmirësosh aftësinë për të biseduar?
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 1

NIS NJË BISEDË

Jezui bisedon me një grua pranë një pusi.

Gjoni 4:6-9

MËSIMI 1

Interes i sinqertë

Parimi: «Dashuria . . . nuk kërkon interesin e vet.»—1 Kor. 13:4, 5.

Çfarë bëri Jezui?

Jezui bisedon me një grua pranë një pusi.

VIDEO: Jezui dhe gruaja te pusi

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 4:6-9. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Çfarë vërejti Jezui para se të niste bisedën me atë grua?

  2. Jezui tha: «Më jep pak ujë.» Pse kjo ishte një mënyrë e efektshme për të hapur bisedën?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Ka më shumë gjasa të bëjmë një bisedë të bukur nëse fillojmë me diçka që i intereson tjetrit.

Imito Jezuin

3. Ji elastik. Mos ngulmo ta nisësh bisedën me temën që kishe ti në mendje. Filloje me diçka që kanë sot në mendje të tjerët. Pyet veten:

  1. «Për çfarë flasin lajmet?»

  2. «Ku vërtiten bisedat e komshinjve, shokëve të punës ose shokëve të klasës?»

4. Ji vëzhgues. Pyet veten:

  1. «Me çfarë po merret tani ky person? Për çfarë mund të jetë duke menduar?»

  2. «Çfarë më tregon veshja, paraqitja ose shtëpia e tij për bindjet që ka a për kulturën nga vjen?»

  3. «A është moment i përshtatshëm për të folur me të?»

5. Dëgjo me vëmendje.

  1. Mos fol tepër.

  2. Inkurajoje tjetrin të shprehet. Nëse është e përshtatshme, bëj pyetje.

SHIH EDHE

Mat. 7:12; 1 Kor. 9:20-23; Filip. 2:4; Jak. 1:19

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo