BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 53
  • Zgjidh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zgjidh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Si të zgjedhësh zbavitje të dobishme
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Zgjidhe me mençuri zbavitjen
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Zbavitje shoqërore: përfitoni dobitë, shmangni grackat
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Përkushtoju vetëm Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 53
Mësimi 53. Një baba, një nënë dhe një vajzë e vogël hanë kokoshka dhe shohin televizor.

MËSIMI 53

Zgjidh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Jehovai është ‘Perëndia i lumtur’. (1 Timoteut 1:11) Ai do që edhe ne të jemi të lumtur e ta gëzojmë jetën, ndaj kënaqet kur lëmë kohë për t’u çlodhur. Në këtë mësim do të shohim si mund ta shfrytëzojmë kohën e lirë për t’u kënaqur vetë dhe për të kënaqur Jehovain.

1. Çfarë duhet të mbajmë parasysh kur zgjedhim llojin e zbavitjes?

Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë? Disave u pëlqen të rrinë në shtëpi duke lexuar një libër, duke dëgjuar muzikë, duke parë një film ose duke lundruar në internet. Të tjerëve u pëlqen të jenë më aktivë dhe ta kalojnë këtë kohë me miqtë duke bërë xhiro, duke notuar ose duke u marrë me ndonjë sport. Pavarësisht se çfarë na pëlqen të bëjmë, duhet të sigurohemi që zbavitja jonë të jetë «e pranueshme për Zotërinë». (Efesianëve 5:10) Kjo është tepër e rëndësishme, sepse shumë zbavitje që sot janë tejet të përhapura, përmbajnë elemente që Jehovai i urren, si për shembull dhunë, imoralitet ose spiritizëm. (Lexo Psalmin 11:5.) Çfarë do të na ndihmojë të marrim vendime të mençura në lidhje me zbavitjen?

Nëse zgjedhim miq që e duan Jehovain, ata do të kenë ndikim të mirë te ne dhe te vendimet që marrim lidhur me zbavitjen. Siç e pamë në një nga mësimet e kaluara, «kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur». Ama, ‘do të na shkojë keq’ nëse shoqërohemi rregullisht me ata që s’duan t’ia dinë për standardet e Perëndisë.—Proverbat 13:20.

2. Pse t’i vëmë kufi kohës që i kushtojmë zbavitjes?

Edhe nëse zbavitja që zgjedhim është e pranueshme, duhet të kemi kujdes që të mos na marrë tepër kohë. Përndryshe nuk do të na mbetet kohë për gjërat më të rëndësishme. Bibla na nxit ‘ta shfrytëzojmë sa më mirë kohën’.—Lexo Efesianëve 5:15, 16.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso si të marrësh vendime të mençura në lidhje me zbavitjet.

3. Shmang zbavitjet e papërshtatshme

Pse duhet t’i zgjedhim me kujdes zbavitjet? Shihni VIDEON e më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

VIDEO: Ç’zbavitje duhet të zgjedh? (4:39)

  • Në ç’mënyrë ndeshjet e lashta të gladiatorëve ngjajnë me disa zbavitje sot?

  • Sipas videos, çfarë mësoi Deni në lidhje me zbavitjen?

Lexoni Romakëve 12:9 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si të ndihmon ky varg të zgjedhësh zbavitjen e duhur?

Cilat janë disa gjëra që Jehovai i urren? Lexoni Proverbat 6:16, 17 dhe Galatasve 5:19-21. Pas çdo shkrimi, diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilat nga gjërat e përmendura në këto vargje shohim shpesh në zbavitjet e sotme?

Si t’i zgjedhësh me mençuri zbavitjet?

Pyet veten:

  • Çfarë?​—A përfshin diçka që Jehovai e urren?

  • Kur?​—A më pengon t’u kushtoj kohën e nevojshme gjërave më të rëndësishme?

  • Me kë?​—A më bën të lidhem ngushtë ose të shoqërohem rregullisht me njerëz që nuk e duan Jehovain?

Jemi të mbrojtur kur i rrimë sa më larg rrezikut. Ja pse duhet t’i qëndrojmë larg çdo zbavitjeje që dyshojmë se mund të ndikojë për keq te ne

Një makinë që ec buzë një gremine. Pjesa e pasme e makinës ka filluar të devijojë nga rruga.

4. Përdore kohën me mençuri

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

VIDEO: A e ke nën kontroll kohën? (2:45)

  • Edhe pse vëllai në video nuk po shihte asgjë të papërshtatshme, ku qëndronte problemi?

Lexoni Filipianëve 1:10 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si na ndihmon ky varg të vendosim sa kohë do t’i kushtojmë zbavitjes?

5. Zgjidh zbavitje që ndikojnë për mirë te ti

Është e vërtetë që Jehovait nuk i pëlqejnë disa zbavitje. Megjithatë ka shumë të tjera që i pëlqejnë. Lexoni Eklisiastiun 8:15 dhe Filipianëve 4:8 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilat zbavitje të shëndetshme të pëlqejnë?

Kolazh: Njerëz të moshave të ndryshme teksa kënaqen me zbavitje të shëndetshme. 1. Një vajzë dëgjon muzikë dhe vizaton. 2. Tre djem luajnë basketboll. 3. Dy djem bëjnë xhiro me biçikletë. 4. Një djalë ndërton një makinë lodër. 5. Një burrë i bie daulles. 6. Një djalë luan një lojë elektronike bashkë me babanë. 7. Një grua bën fotografi.

Mund të argëtohesh në një mënyrë të shëndetshme

DISA THONË: «Ç’të keqe ka nëse zbavitjet kanë dhunë, imoralitet ose spiritizëm? Nuk është se po i bëj vetë këto gjëra.»

  • Çfarë do t’u thoshe?

PËRMBLEDHJE

Jehovai do që të zgjedhim zbavitje të shëndetshme dhe të kënaqemi.

Si do të përgjigjeshe?

  • Ç’lloj zbavitjesh duhet të shmangim?

  • Pse duhet të kemi kujdes sa kohë i kushtojmë zbavitjes?

  • Pse dëshiron të zgjedhësh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko se kush duhet t’i marrë vendimet që lidhen me zbavitjen.

«A ndalojnë Dëshmitarët e Jehovait filma, libra ose këngë të caktuara?» (Artikull në jw.org)

Shiko si të marrësh vendime të mençura në lidhje me zbavitjen dhe kohën e lirë.

«A është dobiprurëse zbavitja jote?» (Kulla e Rojës, 15 tetor 2011)

Në historinë me titull «Arrita deri aty sa të mposhtja paragjykimet», shiko pse një burrë hoqi dorë nga disa lloje zbavitjesh.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 shkurt 2010)

Shiko se si një nënë mori një vendim të mençur në lidhje me zbavitjet që përmbanin spiritizëm.

Shmang zbavitjet që kanë elemente spiritiste (2:02)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo