BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 11
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Kushtoju leximit
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Gjej kënaqësi në Fjalën e Perëndisë
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 11
Mësimi 11. Një grua lexon Biblën gjatë pushimit nga punët e shtëpisë.

MËSIMI 11

Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

A je stepur ndonjëherë nga mendimi se duhet t’i hyje një pune gjigante? Që ta kishe më kollaj, ndoshta nise ta bëje nga pak çdo ditë. Njësoj mund të të duket edhe me leximin e Biblës. Mbase pyet veten: «Nga t’ia nis?» Në këtë mësim do të shohim disa gjëra të thjeshta që do të të ndihmojnë të kënaqesh me leximin dhe studimin e Biblës.

1. Pse duhet ta lexojmë rregullisht Biblën?

Kush e lexon rregullisht Biblën ose «ligjin e Jehovait», do të ketë lumturi dhe sukses. (Lexo Psalmin 1:1-3.) Pse të mos fillosh duke e lexuar pak minuta çdo ditë? Sa më mirë ta njohësh Fjalën e Perëndisë, aq më shumë do të kënaqesh ndërsa e lexon.

2. Si të përfitosh nga leximi i Biblës?

Që të përfitosh sa më shumë kur lexon Biblën, duhet të ndalesh e të bluash në mendje atë që po lexon. Pra duhet të lexosh, si edhe ‘të mendosh thellë për të’. (Josiu 1:8, shënimi) Ndërsa lexon, pyet veten: «Çfarë më mëson kjo për Perëndinë Jehova? Si më shërben kjo pjesë në jetën time? Si mund t’i ndihmoj të tjerët me anë të këtyre vargjeve?»

3. Ku të gjesh kohë për të lexuar Biblën?

A e ke të vështirë të gjesh kohë për të lexuar Biblën? Shumë prej nesh e kanë. Përpiqu ‘ta shfrytëzosh sa më mirë kohën’. (Efesianëve 5:16) Këtë mund ta bësh duke caktuar një orar për leximin e Biblës çdo ditë. Shumë veta e lexojnë herët në mëngjes. Disa e kanë më mirë gjatë ditës, për shembull në pushimin e drekës. Ndërsa të tjerë e lexojnë Biblën në darkë, para se të flenë. Po ti, kur e ke më mirë?

SHQYRTO MË TEJ

Le të shohim si ta bësh më interesant leximin e Biblës. Shiko edhe si të përgatitesh mirë që të nxjerrësh sa më shumë dobi nga studimi i saj.

Kolazh: Një djalë mëson ta pëlqejë një lloj ushqimi me kalimin e kohës. 1. Djali luan me ushqimin. 2. Me kalimin e viteve, djali ha ushqimin. 3. Tani që është rritur pak, djali e pëlqen atë ushqim.

Ashtu si mësojmë të pëlqejmë shije të reja, mund të mësojmë ta shijojmë leximin e Biblës

4. Si të kënaqesh me leximin e Biblës

Jo gjithmonë është e lehtë të fillosh të lexosh Biblën. Gjithsesi, mund ‘të ushqesh një dëshirë të zjarrtë’ për këtë, ashtu si dikush mund të mësohet me një shije të re ushqimi. Lexoni 1 Pjetrit 2:2 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • A mendon se po ta lexosh Biblën përditë do ta pëlqesh më shumë e madje do ta presësh me padurim leximin e saj?

Shihni VIDEON që tregon se si disa të rinjve u hyri në qejf leximi i Biblës. Më pas diskutoni për pyetjet vijuese.

VIDEO: Të rinj që mësojnë të duan Fjalën e Perëndisë (5:33)

  • Cilat vështirësi kapërcyen të rinjtë në video?

  • Çfarë i ndihmoi të mos hiqnin dorë nga leximi i rregullt i Biblës?

  • Si e bënë më të këndshëm studimin e Biblës?

Ide se nga t’ia nisësh:

  • Zgjidh një përkthim të besueshëm që përdor një gjuhë e cila kuptohet kollaj. Provo me Përkthimin Bota e Re, nëse është në gjuhën tënde.

  • Fillo me pjesët që të duken më interesante. Për disa ide, shiko tabelën «Fillo të lexosh Biblën».

  • Mbaj shënim pjesët që lexon. Përdor tabelën «Kapitujt që lexova», që gjendet në këtë libër.

  • Përdor aplikacionin JW Library®. Me këtë aplikacion mund ta lexosh dhe ta dëgjosh Biblën në një smartfon ose pajisje tjetër.

  • Përdor shtojcat e Përkthimit Bota e Re. Ato përmbajnë harta, një fjalorth dhe tabela që i japin jetë leximit të Biblës.

5. Përgatitu për studimin

Lexoni Psalmin 119:34 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse është mirë të lutesh para se të lexosh Biblën ose të përgatitesh për studimin?

Si të përfitosh sa më shumë nga çdo seancë studimi? Provo të përgatitësh një mësim të librit me metodën e mëposhtme:

  1. Lexo paragrafët hyrës të mësimit.

  2. Gjeji shkrimet te Bibla jote, lexoji dhe përpiqu të dallosh si lidhen me materialin.

  3. Nënvizo fjalët ose shprehjet që u përgjigjen pyetjeve; kjo do të të ndihmojë gjatë studimit me mësuesin e Biblës.

Kolazh: Një grua duke u përgatitur për studimin. A. Ajo lexon faqen e parë të mësimit. B. Lexon shkrimet e përmendura nga Bibla. C. Gruaja nënvizon fjalët dhe shprehjet kyçe të mësimit.

A e di se . . .

Si Dëshmitarë të Jehovait kemi përdorur përkthime të ndryshme të Biblës. Megjithatë vlerësojmë shumë Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re sepse është i saktë, i qartë dhe përdor emrin e Perëndisë.—Shih artikullin «A është ndryshe Bibla e Dëshmitarëve të Jehovait?» në jw.org.

DISA THONË: «Bibla është gjithë ai libër. S’kam as kohë, as fuqi të merrem.»

  • Po ti, si mendon?

PËRMBLEDHJE

Që të nxjerrësh sa më shumë dobi nga Bibla, cakto një kohë për ta lexuar, lutu që ta kuptosh dhe përgatitu për çdo seancë studimi.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si të nxjerrësh sa më shumë dobi nga Bibla?

  • Kur e ke më të përshtatshme që ta lexosh dhe ta studiosh Biblën?

  • Pse ia vlen të përgatitesh për çdo seancë studimi me këtë libër?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto disa sugjerime që të ndihmojnë të përfitosh më shumë nga leximi i Biblës.

«Nxirr më shumë dobi nga leximi i Biblës» (Kulla e Rojës nr. 1 2017)

Shih tri mënyra si ta lexosh Biblën.

«Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 1: Eksploro Biblën tënde» (Artikull në jw.org)

Zbulo si të kënaqesh me leximin e Biblës.

«Si mund të më ndihmojë Bibla?—Pjesa 2: Bëje të kënaqshëm leximin e Biblës» (Artikull në jw.org)

Shiko çfarë sugjerojnë disa që e lexojnë Biblën prej një jete.

Studim personal i efektshëm (2:06)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo