BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 31 f. 78
  • Josiu dhe gibeonitët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Josiu dhe gibeonitët
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Gibeonitët e mençur
    Libri im i tregimeve biblike
  • Dielli ndalon
    Libri im i tregimeve biblike
  • Mësime me vlerë nga gibeonitët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Libri biblik numër 6​—Josiu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 31 f. 78
Gibeonitët para Josiut dhe ushtrisë së tij të veshur me rroba të vjetra

MËSIMI 31

Josiu dhe gibeonitët

Lajmi për Jerikonë u përhap në gjithë kombet e tjera të Kananit. Mbretërit e këtyre vendeve vendosën të bashkoheshin kundër izraelitëve. Por gibeonitët kishin një plan tjetër. Ata shkuan te Josiu të veshur me rroba të vjetra dhe i thanë: ‘Vijmë nga një vend i largët. Kemi dëgjuar për Jehovain dhe për gjithçka që bëri për ju në Egjipt dhe në Moab. Na jepni fjalën se nuk do të na sulmoni, dhe ne do të bëhemi shërbëtorët tuaj.’

Josiu u besoi dhe ra dakord që të mos i sulmonte. Tri ditë më vonë, ai zbuloi se nuk vinin nga larg, por nga vendi i Kananit. Josiu i pyeti gibeonitët: ‘Pse na gënjyet?’ Ata ia kthyen: ‘Patëm frikë. Ne e dimë se Jehovai, Perëndia juaj, po lufton për ju. Ju lutemi, mos na vritni.’ Josiu e mbajti fjalën dhe i la gjallë.

S’kaloi shumë dhe pesë mbretërit kananitë me ushtritë e tyre, kërcënuan qytetin e Gibeonit. Josiu me ushtrinë e tij, marshoi gjithë natën për t’i shpëtuar gibeonitët. Luftimi filloi të nesërmen, herët në mëngjes. Kananitët filluan t’ia mbathnin sa andej-këtej. Kudo nga shkonin, Jehovai i godiste me breshër kokërrmadh. Pastaj Josiu iu lut Jehovait ta bënte diellin të ndalej. Pse ia kërkoi këtë Jehovait kur dielli s’kishte ndalur kurrë më parë? Sepse Josiu besonte shumë te Jehovai. Dielli nuk perëndoi për një ditë të tërë, derisa izraelitët i mundën mbretërit kananitë dhe ushtritë e tyre.

Josiu sheh nga qielli dhe i kërkon Jehovait ta ndalë diellin

«Mjafton të thuash ‘po’ e të jetë ‘po’, dhe ‘jo’ e të jetë ‘jo’, sepse çdo gjë që thuhet përtej këtyre, vjen nga i Ligu.»—Mateu 5:37

Pyetje: Çfarë bënë gibeonitët për t’u mbrojtur? Si i ndihmoi Jehovai izraelitët?

Josiu 9:1–10:15

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo