BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 17 f. 46-f. 47 par. 3
  • Moisiu zgjedh të adhurojë Jehovain

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Moisiu zgjedh të adhurojë Jehovain
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Diçka më e madhe se thesaret e Egjiptit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Si shpëtoi vogëlushi Moisi?
    Libri im i tregimeve biblike
  • Besimi i prindërve shpërblehet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Moisiu—Njeri apo mit?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 17 f. 46-f. 47 par. 3
Vajza e faraonit gjen Moisiun bebe ndërsa Miriami shikon nga aty pranë

MËSIMI 17

Moisiu zgjedh të adhurojë Jehovain

Në Egjipt, pjesëtarët e familjes së Jakobit u bënë të njohur si izraelitë. Pas vdekjes së Jakobit dhe të Jozefit, filloi të sundonte një faraon tjetër. Atë e shqetësonte fakti që izraelitët po bëheshin më të fuqishëm se egjiptianët. Prandaj i ktheu izraelitët në skllevër. I detyroi të bënin tulla dhe të punonin fort nëpër fusha. Por, sa më shumë që egjiptianët i detyronin të bënin punë të rënda, aq më shumë shtoheshin si popull izraelitët. Faraonit nuk i pëlqeu kjo, kështu që urdhëroi të vriteshin gjithë djemtë e sapolindur izraelitë. E imagjinon dot sa të trembur duhet të kenë qenë izraelitët?

Një grua izraelite me emrin Jokebeda lindi një djalë të bukur. Që ta mbronte, e vendosi në një shportë dhe e fshehu mes kallamishteve të lumit Nil. Motra e bebes, Miriami, qëndroi aty pranë që të shihte çfarë do të ndodhte.

Vajza e faraonit erdhi të lahej në lumë dhe pa shportën. Brenda gjeti një bebe që po qante dhe i erdhi keq për të. Miriami e pyeti: ‘A të gjej një grua që ta ushqejë me gji fëmijën?’ Kur vajza e faraonit i tha po, Miriami thirri mamin e saj, Jokebedën. Vajza e faraonit i tha Jokebedës: ‘Merre fëmijën, ushqeje me gji dhe unë do të të paguaj.’

Moisiu vrapon

Kur fëmija u rrit, Jokebeda ia çoi vajzës së faraonit, e cila i vuri emrin Moisi dhe e rriti si djalin e saj. Moisiu u rrit si princ dhe mund të kishte gjithçka që dëshironte. Por ai nuk e harroi kurrë Jehovain. E dinte se në të vërtetë ishte izraelit dhe jo egjiptian. Kështu që zgjodhi t’i shërbente Jehovait.

Në moshën 40-vjeçare, Moisiu vendosi të ndihmonte popullin e tij. Kur pa një egjiptian që po rrihte një skllav izraelit, Moisiu e goditi aq fort egjiptianin, saqë ai vdiq. Trupin ia fshehu në rërë. Kur faraoni e mori vesh, u përpoq ta vriste Moisiun. Por Moisiu ia mbathi në vendin e Midianit. Atje Jehovai u kujdes për të.

«Me anë të besimit, Moisiu . . . nuk pranoi të quhej biri i bijës së faraonit dhe zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë.»—Hebrenjve 11:24, 25

Pyetje: Si i trajtonin izraelitët në Egjipt? Pse ia mbathi Moisiu nga Egjipti?

Zanafilla 49:33; Eksodi 1:1-14, 22; 2:1-15; Veprat 7:17-29; Hebrenjve 11:23-27

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo