BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • od kap. 15 f. 157-161
  • Të nxjerrim dobi duke iu nënshtruar teokracisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të nxjerrim dobi duke iu nënshtruar teokracisë
  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ASPEKTE TË NËNSHTRIMIT NDAJ TEOKRACISË
  • Çfarë kërkon prej nesh nënshtrimi ndaj Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nënshtrim ndaj Perëndisë—Përse dhe nga kush?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Kryesia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ç’do të thotë të jesh kreu i familjes?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
od kap. 15 f. 157-161

KAPITULLI 15

Të nxjerrim dobi duke iu nënshtruar teokracisë

ËSHTË e domosdoshme të jemi të nënshtruar ndaj Perëndisë, Sovranit Universal, që të jemi të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait. E pranojmë se Biri i tij është Kreu i kongregacionit të krishterë dhe e respektojmë parimin e kryesisë edhe në fusha të tjera të jetës. Ky nënshtrim ndaj teokracisë u sjell dobi të gjithëve.

2 Parimi i nënshtrimit ndaj autoritetit legjitim iu bë i qartë njerëzimit në kopshtin e Edenit. Ky parim përfshihej në urdhrat e Perëndisë që i gjejmë te Zanafilla 1:28 dhe 2:16, 17. Kafshët do të ishin të nënshtruara ndaj njerëzve, kurse Adami dhe Eva do t’i nënshtroheshin autoritetit dhe vullnetit të Perëndisë. Bindja ndaj autoritetit hyjnor do të sillte paqe dhe rregull. Parimi i kryesisë theksohet më vonë te 1 Korintasve 11:3. Apostulli Pavël shkroi: «Dua të dini se kreu i çdo burri është Krishti, kreu i gruas është burri, dhe kreu i Krishtit është Perëndia.» Sipas këtij rregulli të përgjithshëm, përveç Jehovait, të gjithë të tjerët i nënshtrohen kryesisë.

3 Shumica sot nuk e pranojnë ose nuk e zbatojnë parimin e kryesisë. Pse? E gjithë kjo nisi në Eden, kur prindërit e njerëzimit zgjodhën qëllimisht të mos ishin më nën kryesinë e Perëndisë si sovran. (Zan. 3:4, 5) Megjithatë nuk fituan më shumë liri. Përkundrazi iu nënshtruan një krijese të ligë të padukshme, Satana Djallit. Rebelimi i parë e ndau njerëzimin nga Perëndia. (Kolos. 1:21) Si pasojë, shumica e njerëzimit është ende nën pushtetin e të Ligut.—1 Gjon. 5:19.

4 Duke mësuar të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe duke vepruar sipas saj, s’jemi më nën ndikimin e Satanait. Si Dëshmitarë të kushtuar e të pagëzuar e pranojmë Jehovain si Sovranin e jetës sonë. Mendojmë si mbreti David, i cili e pranoi se Jehovai është «krye mbi gjithçka». (1 Kron. 29:11) Po, pranojmë me përulësi: «Jehovai është Perëndia. Na ka bërë ai dhe atij i përkasim; ne jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.» (Psal. 100:3) E pranojmë se Jehovai është madhështor dhe i denjë t’i nënshtrohemi plotësisht, sepse ka krijuar gjithçka. (Zbul. 4:11) Si shërbëtorë të Perëndisë së vërtetë, ndjekim shembullin e Jezu Krishtit, i cili la modelin e përsosur të nënshtrimit ndaj Perëndisë.

5 Çfarë mësoi Jezui nga gjërat që vuajti në tokë? Përgjigjen e gjejmë te Hebrenjve 5:8: «Edhe pse ishte i biri, ai mësoi bindjen nga gjërat që vuajti.» Po, Jezui i nënshtrohej me besnikëri Atit të tij qiellor, edhe kur haste shumë vështirësi. Për më tepër, Jezui nuk bëri as edhe një gjë me nismën e vet, nuk foli nga vetja dhe nuk kërkoi lavdi për vete. (Gjoni 5:19, 30; 6:38; 7:16-18) Gjatë shërbimit, gjeti kënaqësi duke bërë vullnetin e Atit, edhe pse prej kësaj hasi kundërshtim dhe përndjekje. (Gjoni 15:20) Veç kësaj, Jezui tregoi nënshtrim ndaj Perëndisë. E «përuli veten» deri në «vdekje në një shtyllë torture». Nënshtrimi i tij i plotë ndaj Jehovait solli shumë shpërblime: shpëtimin e përhershëm të njerëzimit, një pozitë të lartë për atë vetë dhe lavdi për Atin e tij.—Filip. 2:5-11; Hebr. 5:9.

ASPEKTE TË NËNSHTRIMIT NDAJ TEOKRACISË

6 Kur i nënshtrohemi Perëndisë duke bërë vullnetin e tij, shmangim shumë ankthe e zhgënjime, të cilat i mbytin ata që nuk pranojnë t’i nënshtrohen sovranitetit të Jehovait. Kundërshtari ynë, Djalli, përpiqet vazhdimisht të na gllabërojë. Do të çlirohemi nga ky i lig, nëse i kundërvihemi dhe përulemi përpara Jehovait duke iu nënshtruar me dëshirë.—Mat. 6:10, 13; 1 Pjet. 5:6-9.

7 Në kongregacionin e krishterë, pranojmë kryesinë e Krishtit dhe autoritetin që i ka dhënë ‘skllavit besnik dhe të mençur’. Kjo ndikon te qëndrimi dhe sjellja jonë ndaj njëri-tjetrit. Nënshtrimi ndaj Perëndisë në kongregacion do të na nxitë t’i bindemi Fjalës së tij në të gjitha aspektet e adhurimit. Kjo bindje përfshin shërbimin, praninë dhe pjesëmarrjen në mbledhje, bashkëpunimin me pleqtë dhe me masat organizative.—Mat. 24:45-47; 28:19, 20; Hebr. 10:24, 25; 13:7, 17.

8 Nënshtrimi ynë ndaj Perëndisë i kontribuon paqes, sigurisë dhe rregullit në kongregacionin e krishterë. Cilësitë e Jehovait pasqyrohen te nënshtetasit e tij të përkushtuar. (1 Kor. 14:33, 40) Përvojat tona në organizatën e Jehovait na kanë nxitur të shprehim ndjenja të ngjashme me mbretin David. Pasi vërejti ndryshimin mes shërbëtorëve të Jehovait dhe të ligjve, Davidi tha me gëzim: «Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!»—Psal. 144:15.

9 Në martesë dhe në familje, «kreu i gruas është burri». Njëkohësisht, burrat duhet të jenë të nënshtruar ndaj Krishtit, ndërkohë që kreu i Krishtit është Perëndia. (1 Kor. 11:3) Gratë duhet të jenë të nënshtruara ndaj burrave të tyre dhe fëmijët ndaj prindërve. (Efes. 5:22-24; 6:1) Kur çdo pjesëtar ndjek parimin e kryesisë, ka paqe në familje.

10 Burri duhet ta ushtrojë kryesinë me dashuri, duke imituar Krishtin. (Efes. 5:25-29) Kur nuk abuzon me kryesinë ose nuk heq dorë nga kjo përgjegjësi, gruaja dhe fëmijët nënshtrohen me kënaqësi. Gruaja është një ndihmë, një plotësuese. (Zan. 2:18) Duke e mbështetur me durim dhe duke e respektuar të shoqin, fiton pëlqimin e tij dhe i sjell lavdi Perëndisë. (1 Pjet. 3:1-4) Kur burrat dhe gratë ndjekin këshillat e Biblës për kryesinë, u lënë fëmijëve shembullin për sa i përket nënshtrimit ndaj Perëndisë.

Nënshtrimi ndaj teokracisë ndikon në të gjitha fushat e jetës

11 Nënshtrimi ynë ndaj Perëndisë ndikon edhe në pikëpamjen që kemi për ‘autoritetet më të larta’, të cilat «janë në pozita relative nga Perëndia». (Rom. 13:1-7) Si shtetas që u binden ligjeve, të krishterët paguajnë taksat, i paguajnë «Cezarit gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë». (Mat. 22:21) Veç kësaj, masat që merren për të predikuar territorin, përputhen me ligjet e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kur u nënshtrohemi dhe u bindemi autoriteteve për gjërat që nuk bien ndesh me ligjin e drejtë të Jehovait, mund t’i përqendrojmë përpjekjet dhe energjitë tona në veprën e predikimit.—Mar. 13:10; Vep. 5:29.

12 Nënshtrimi ndaj teokracisë ndikon në të gjitha fushat e jetës. Me sytë e besimit shohim ditën kur mbarë njerëzimi do t’i nënshtrohet Perëndisë Jehova. (1 Kor. 15:27, 28) Sa të bekuar e të shpërblyer do të jenë ata që e pranojnë me gëzim sovranitetin e Jehovait, dhe që do t’i nënshtrohen për gjithë përjetësinë!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo