BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 7 f. 22-f. 23 par. 6
  • Astrologët vizitojnë Jezuin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Astrologët vizitojnë Jezuin
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Jezui dhe astrologët
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Cilët ishin «tre dijetarët»? A i drejtoi Zoti me anë të «yllit» të Betlehemit?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Kush e dërgoi «yllin»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Çfarë ylli i drejtoi ‘dijetarët’ te Jezui?
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 7 f. 22-f. 23 par. 6
Astrologët ndjekin një yll për te shtëpia ku jetojnë Jozefi, Maria dhe Jezui

KAPITULLI 7

Astrologët vizitojnë Jezuin

MATEU 2:1-12

  • ASTROLOGËT NDJEKIN NJË «YLL» QË I DREJTON PËR NË JERUSALEM E PASTAJ PËR TE JEZUI

Nga Lindja vijnë disa burra. Ata janë astrologë dhe pretendojnë se, duke studiuar pozicionin e yjeve, mund të shpjegojnë kuptimin e ngjarjeve që i ndodhin dikujt në jetë. (Isaia 47:13) Kur ishin në vendin e tyre, panë një «yll» dhe e ndoqën për qindra kilometra. Ku po i drejton ylli? Jo në Betlehem, por në Jerusalem.

Kur arrijnë në Jerusalem, astrologët pyesin: «Ku është fëmija që ka lindur për t’u bërë mbreti i judenjve? Pamë yllin e tij kur ishim në Lindje, prandaj kemi ardhur për t’i bërë nderime.»—Mateu 2:1, 2.

Astrologët përkulen para mbretit Herod

Teksa dëgjon këto fjalë, mbreti Herod turbullohet. Ja pse thërret krerët e priftërinjve dhe të tjerë udhëheqës fetarë judenj e i pyet se ku duhet të lindë Krishti. Duke iu referuar Shkrimeve, ata i përgjigjen: «Në Betlehem.» (Mateu 2:5; Mikea 5:2) Pas kësaj, Herodi thërret fshehtas astrologët dhe u thotë: «Shkoni, kërkojeni me kujdes fëmijën dhe, pasi ta keni gjetur, kthehuni e më njoftoni, që të shkoj edhe unë t’i bëj nderime.» (Mateu 2:8) Por, në të vërtetë ai ka si qëllim të vrasë fëmijën.

Pasi astrologët ikin, ndodh diçka e pazakontë. «Ylli» që panë kur ishin në lindje po lëviz përpara tyre. Duket qartë se nuk është një yll i zakonshëm, por është aty posaçërisht për t’i drejtuar. Astrologët e ndjekin yllin derisa ai ndalon mbi shtëpinë ku jetojnë Jozefi, Maria dhe Jezui i vogël.

Astrologët që ndoqën një yll për në Betlehem i japin dhurata Marisë dhe Jezuit

Kur hyjnë në shtëpi, astrologët shohin Marinë me Jezuin e vogël. Në atë moment, përkulen para Jezuit dhe i japin dhurata, si ar, temjan të bardhë dhe mirrë. Pas kësaj, ndërsa bëhen gati të kthehen te Herodi, Perëndia i paralajmëron nëpërmjet një ëndrre që të mos shkojnë. Prandaj ata kthehen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.

Kush mendon se e dërgoi «yllin» që udhëhoqi astrologët? Nëse të kujtohet, «ylli» nuk i çoi direkt te Jezui në Betlehem. Përkundrazi, në fillim i drejtoi në Jerusalem ku takuan mbretin Herod, i cili donte ta vriste Jezuin. Dhe do t’ia kishte dalë, nëse Perëndia s’do të kishte ndërhyrë duke i paralajmëruar astrologët që të mos ia tregonin Herodit vendndodhjen e Jezuit. Është e qartë se «yllin» e dërgoi Satanai, armiku i Perëndisë. Ai donte ta vriste Jezuin, ndaj përdori këtë mjet që të arrinte qëllimin e tij.

  • Si e dimë se «ylli» që panë astrologët nuk ishte një yll i zakonshëm?

  • Ku jeton Jezui i vogël kur e vizitojnë astrologët?

  • Pse nxjerrim përfundimin se astrologët drejtoheshin nga Satanai?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo