Përmbajtja
Dëshmitarët e Jehovait
CILËT JEMI?
Mësimet 1-4
Dëshmitarët e Jehovait gjenden në mbi 240 vende dhe janë nga çdo prejardhje etnike e kulturore. Çfarë e bashkon këtë grup fetar të larmishëm? Çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait?
AKTIVITETET TONA
Mësimet 5-14
Vepra jonë e predikimit është shumë e njohur. Gjithashtu, mblidhemi bashkë në Sallat e Mbretërisë që të studiojmë Biblën dhe të adhurojmë Perëndinë. Si zhvillohen këto mbledhje dhe kush mund të marrë pjesë?
ORGANIZATA JONË
Mësimet 15-28
Jemi një organizatë fetare ndërkombëtare jofitimprurëse me njerëz që i shërbejnë me gatishmëri Perëndisë. Cila është struktura e saj, si drejtohet dhe si financohet? A po bën vërtet vullnetin e Jehovait sot?