BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 53 f. 268-f. 271 par. 2
  • Jepi zemër dhe forcoje auditorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jepi zemër dhe forcoje auditorin
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Të vazhdojmë ta inkurajojmë njëri-tjetrin çdo ditë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Të imitojmë Jehovain—Një Perëndi që jep inkurajim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Jehovai do të të japë forcë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Vazhdoni «të forconi njëri-tjetrin»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 53 f. 268-f. 271 par. 2

MËSIMI 53

Jepi zemër dhe forcoje auditorin

Çfarë duhet të bësh?

Jepi shpresë ose guxim auditorit. Fuqizoje dhe forcoje atë.

Pse ka rëndësi?

Bota u bën shumë presion njerëzve. Shumë veta shkurajohen. Ajo që thotë një orator dhe mënyra se si e thotë mund të ndikojë thellë tek auditori.

PAVARËSISHT nga problemet që hasin, shërbëtorët e Perëndisë duhet të arrijnë të marrin zemër në kongregacionin e krishterë. Për këtë qëllim, pleqtë sidomos duhet të sigurohen që fjalimet dhe këshillat e tyre t’i japin zemër kongregacionit. Pleqtë duhet të tregojnë se janë «si një vend për t’u fshehur nga era dhe si një vend i fshehtë nga stuhia, si përrenj uji në një vend pa ujë, si hija e një shkrepi të rëndë në një tokë të shkretuar».​—Isa. 32:2.

Në qoftë se je plak, a sjellin fjalimet e tua freskim dhe ngushëllim? A i fuqizojnë ata që po përpiqen t’i shërbejnë Jehovait me besim të plotë? A japin forcë për të ngulmuar në bërjen e vullnetit të Perëndisë me gjithë apatinë e njerëzve ose kundërshtimin? Po në rastet kur disa në auditor janë të dëshpëruar, po vuajnë nën peshën e presioneve të rënda ekonomike ose po luftojnë me një sëmundje serioze për të cilën nuk ka ndonjë kurim? Mund ‘t’i forcosh vëllezërit e tu me fjalët e gojës sate’.​—Jobi 16:5.

Përdor mundësinë që ke si orator për t’i ndihmuar vëllezërit që të marrin shpresë dhe forcë nga Jehovai dhe nga masat që ai ka marrë.​—Rom. 15:13; Efes. 6:10.

Kujtoji auditorit atë që ka bërë Jehovai. Një mënyrë e rëndësishme për t’i dhënë kurajë është duke treguar si e ndihmoi Jehovai popullin e tij në të kaluarën kur ishte në vështirësi.​—Rom. 15:4.

Përpara se Izraeli të hynte në Tokën e Premtuar, e cila në atë kohë ishte e pushtuar nga kombet armike, Jehovai i tha Moisiut që ‘t’i jepte zemër’ dhe ‘të forconte’ Josiun. Si e bëri Moisiu këtë? Në prani të Josiut, Moisiu i kujtoi krejt kombit gjërat që Jehovai kishte bërë për ta kur u larguan nga Egjipti. (Ligj. 3:28; 7:18) Gjithashtu, Moisiu u foli për fitoret mbi amorejtë, fitore që ua kishte dhënë Jehovai. Pastaj Moisiu e nxiti Josiun: «Ji i fortë dhe guximtar.» (Ligj. 31:1-8) Kur përpiqesh të nxitësh vëllezërit, a i ndihmon të marrin forcë duke u kujtuar atë që Jehovai tashmë ka bërë për ta?

Ndonjëherë disa individë janë aq të mbytur me probleme, saqë pyesin veten nëse do të përjetojnë apo jo ndonjëherë bekimet e Mbretërisë. Kujtoju atyre se premtimet e Jehovait janë të besueshme.​—Jos. 23:14.

Në disa vende vëllezërit po ballafaqohen me dekrete qeveritare që ndalojnë predikimin e lajmit të mirë. Në këto raste, pleqtë e dashur mund të ndihmojnë bashkëbesimtarët që të marrin forcë nga përvojat e apostujve të Jezu Krishtit. (Vep 4:1–5:42) Po ashtu, duke vënë në dukje mënyrën se si i manovroi Perëndia ngjarjet, ashtu siç është dokumentuar në librin e Esterës, kjo gjë do t’u japë me siguri kurajë vëllezërve.

Nganjëherë disa individë ndjekin mbledhjet e krishtere, por nuk bëjnë përparim. Ata mund të mendojnë se Perëndia nuk mund t’i falë kurrë për shkak se kanë pasur një mënyrë jetese shumë të keqe. Ndoshta mund t’u tregosh si e trajtoi Jehovai mbretin Manase. (2 Kron. 33:1-16) Ose mund t’u flasësh për njerëzit në Korintin e lashtë, të cilët ndryshuan mënyrën e tyre të jetesës, u bënë të krishterë dhe u shpallën të drejtë nga Perëndia.​—1 Kor. 6:9-11.

A mendojnë disa se problemet që po përjetojnë tregojnë se kanë humbur pëlqimin e Perëndisë? Mund t’u kujtosh atyre çfarë përjetoi Jobi dhe si u bekua me bollëk për shkak se e ruajti fort besnikërinë ndaj Jehovait. (Jobi 1:1-22; 10:1; 42:12, 13; Psal. 34:19) Ngushëlluesit e rremë të Jobit në mënyrë të gabuar kishin thënë se Jobi duhej të kishte bërë ndonjë mëkat. (Jobi 4:7, 8; 8:5, 6) Në të kundërt, kur Pavli dhe Barnaba po forconin dishepujt e ‘po i inkurajonin që të qëndronin në besim’, ata thanë: «Ne duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë nëpërmjet shumë shtrëngimesh.» (Vep. 14:21, 22) Në të njëjtën mënyrë sot, mund t’i forcosh ata që po hasin sprova duke theksuar se nga të gjithë të krishterët kërkohet që të qëndrojnë nën shtrëngim dhe se kjo ka vlerë të madhe në sytë e Perëndisë.​—Prov. 27:11; Mat. 24:13; Rom. 5:3, 4; 2 Tim. 3:12.

Nxiti dëgjuesit që të mendojnë për mënyrat se si Jehovai i ka përmbushur premtimet e tij në vetë jetën e tyre. Me pak ndihmë, mund të shohin si Jehovai ka vepruar tashmë ndaj atyre vetë, ashtu siç premtoi. Në Psalmin 32:8 lexojmë: «Unë do të të bëj të kesh gjykim të thellë dhe do të të mësoj në rrugën nëpër të cilën duhet të shkosh. Unë do të të jap këshillë duke e mbajtur syrin tim mbi ty.» Duke i ndihmuar dëgjuesit që të kujtojnë si i ka udhëhequr ose i ka forcuar Jehovai, do t’u japësh mundësinë të shohin personalisht se Jehovai kujdeset për ta dhe se do t’i ndihmojë vërtet gjatë çfarëdolloj sprovash që të hasin.​—Isa. 41:10, 13; 1 Pjet. 5:7.

Tregohu i kënaqur për atë që po bën tani Perëndia. Kur përpiqesh t’u japësh zemër vëllezërve, tërhiqe vëmendjen tek ajo që Jehovai po bën pikërisht tani. Duke folur për këto gjëra në një mënyrë që tregon se ato të sjellin kënaqësi, do të zgjosh të njëjtat ndjenja në zemrat e dëgjuesve.

Shqyrto si na ndihmon Jehovai që t’u bëjmë ballë presioneve të jetës. Ai na tregon mënyrën më të mirë për të jetuar. (Isa. 30:21) Shpjegon shkaqet e krimeve, të padrejtësisë, të varfërisë, të sëmundjeve dhe të vdekjes, si dhe na tregon se si do t’u japë fund të gjitha këtyre gjërave. Na rrethon me një vëllazëri të dashur. Na jep privilegjin e çmuar të lutjes. Na beson privilegjin që të jemi Dëshmitarët e tij. Na hap sytë që të shohim se tashmë Krishti është ulur mbi fron në qiej dhe se ditët e fundit të sistemit të vjetër po shkojnë me shpejtësi drejt fundit.​—Zbul. 12:1-12.

Shtoju këtyre bekimeve mbledhjet e kongregacionit, asambletë dhe kongreset. Kur flet për këto masa në një mënyrë që tregon çmueshmëri të sinqertë për to, do të forcosh vendosmërinë e të tjerëve që të mos e lënë pas dore të mbledhurit së bashku me vëllezërit.​—Hebr. 10:23-25.

Po ashtu janë burim force edhe raportet që dëshmojnë për bekimin e Jehovait në përpjekjet tona në shërbimin në fushë. Në shekullin e parë kur Pavli dhe Barnaba ishin në udhë për në Jerusalem, ata u sollën «gëzim të madh të gjithë vëllezërve» duke u treguar me hollësi kthimin në besim të njerëzve të kombeve. (Vep. 15:3) Edhe ti mund t’u sjellësh gëzim vëllezërve duke u treguar përvoja ndërtuese.

Kur individët ndihmohen që të shohin vlerën e asaj që po bëjnë, do të marrin zemër edhe më shumë. Lavdëroji për pjesën që po bëjnë në shërbimin e krishterë. Lavdëro ata veprimtaria e të cilëve është shumë e kufizuar nga mosha e thyer dhe nga sëmundja, por që po shfaqin qëndrueshmëri besnike. Kujtoju atyre se Jehovai nuk e harron dashurinë që kanë treguar për emrin e tij. (Hebr. 6:10) Besimi i provuar nën sprova është një zotërim me shumë vlerë. (1 Pjet. 1:6, 7) Vëllezërit kanë nevojë që t’iu kujtohet kjo gjë.

Fol me ndjenjë për shpresën që kemi përpara nesh. Premtimet e frymëzuara për gjërat që do të vijnë u japin shumë zemër të gjithë atyre që e duan Perëndinë. Ndoshta shumica në auditor i ka dëgjuar shpesh këto shprehje. Por me anë të çmueshmërisë që shfaq kur flet për këto premtime, mund t’i bësh ato të gjalla, të nxitësh sigurinë për përmbushjen e tyre dhe t’i bësh zemrat që të gufojnë nga mirënjohja. Zbatimi i asaj që ke mësuar në Shkollën e Shërbimit Teokratik mund të të ndihmojë ta bësh këtë gjë.

Jehovai është burimi kryesor që i jep zemër dhe forcë popullit të tij. Gjithsesi ti mund të bashkëpunosh me të për t’ua përcjellë të tjerëve këto bekime. Kur flet para kongregacionit, shfrytëzoje mirë mundësinë që ke për ta bërë këtë gjë.

SI TA ARRISH?

  • Kur je duke përgatitur një fjalim, kujtoji vetes problemet që hasin ata që ndodhen në auditor. Shqyrto me kujdes se si t’u japësh zemër dhe si t’i forcosh ata.

  • Përdore me efektshmëri Fjalën e Perëndisë. Trego se si lidhet ajo që thuhet aty me rrethanat që hasim ne.

  • Fol me ndjenja që vijnë nga zemra.

USHTRIM: Kur këtë javë të bësh leximin e Biblës ose studimin personal, zgjidh një pjesë që mendon se mund ta përdorësh për t’u dhënë zemër të tjerëve. Tregoja këtë pjesë ndonjërit në kongregacion.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo