BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 21 f. 150-f. 152 par. 6
  • Shkrime të lexuara me emfazën e duhur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkrime të lexuara me emfazën e duhur
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Theksi i duhur logjik
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Zbatimi i saktë i shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Theksimi i ideve kryesore
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 21 f. 150-f. 152 par. 6

MËSIMI 21

Shkrime të lexuara me emfazën e duhur

Çfarë duhet të bësh?

Thekso fjalët dhe shprehjet që nxjerrin në pah arsyetimin që po bën. Lexo me ndjenjën e duhur.

Pse ka rëndësi?

Duke përdorur emfazën e duhur mund të përcillet fuqia e plotë e shkrimeve që lexohen.

KUR u flet të tjerëve për qëllimet e Perëndisë, qoftë veçmas, qoftë nga podiumi, diskutimi duhet të përqendrohet në atë që gjendet në Fjalën e Perëndisë. Zakonisht kjo përfshin leximin e shkrimeve nga Bibla, lexim që duhet bërë mirë.

Emfaza e duhur përfshin ndjenjat. Shkrimet duhen lexuar me ndjenjë. Shqyrto disa shembuj. Kur lexon me zë Psalmin 37:11, zëri yt duhet të pasqyrojë se e pret me lumturi paqen që premtohet atje. Kur lexon Zbulesën 21:4 lidhur me fundin e vuajtjeve dhe të vdekjes, zëri yt duhet të shprehë çmueshmëri nga zemra për çlirimin e mrekullueshëm që parathuhet. Zbulesa 18:2, 4, 5, me thirrjen e saj për të dalë nga «Babilonia e Madhe» e ngarkuar me mëkate, duhet lexuar me një ton urgjence. Natyrisht, ndjenjat që shprehen duhet të burojnë nga zemra, por jo të teprohet me to. Se në ç’masë duhen përdorur ndjenjat përcaktohet nga vetë shkrimi dhe nga mënyra se si po përdoret.

Thekso fjalët e duhura. Nëse komentet e tua për një varg përqendrohen vetëm në një pjesë të tij, gjatë leximit të shkrimit duhet ta theksosh atë pjesë. Për shembull, kur lexon Mateun 6:33, po qe se ke ndër mend të analizosh se ç’do të thotë «kërkoni më parë mbretërinë», nuk duhet të theksosh më shumë pjesën «drejtësinë e tij» ose «të gjitha këto gjëra të tjera».

Në një fjalim në Mbledhjen e Shërbimit, mund të planifikosh të lexosh Mateun 28:19. Cilat fjalë duhet të theksosh? Në rast se dëshiron t’i nxitësh të tjerët që të jenë të zellshëm për të filluar studime biblike, thekso shprehjen «bëni dishepuj». Nga ana tjetër, po të kesh ndër mend të flasësh për përgjegjësinë e krishterë për t’u dhënë të vërtetën biblike edhe atyre që flasin një gjuhë tjetër ose po të duash t’i nxitësh disa lajmëtarë që të shërbejnë atje ku nevoja është më e madhe, mund të theksosh shprehjen «njerëz të të gjitha kombeve».

Shpesh, shkrimet i përdorim për t’iu përgjigjur një pyetjeje ose për të mbështetur një argument që të tjerët e shohin si të diskutueshëm. Po ta theksosh njësoj secilin mendim të shprehur në shkrim, auditori mund të mos arrijë ta kuptojë lidhjen. Pika mund të jetë e qartë për ty, por jo për ata.

Për shembull, kur lexon Psalmin 83:18 nga një version i Biblës që e përmban emrin hyjnor, në qoftë se e vë të gjithë emfazën në shprehjen «Më i Larti», i zoti i shtëpisë mund të mos e kuptojë faktin që duket i qartë, pra, se Perëndia ka një emër personal. Duhet të theksosh emrin «Jehova». Mirëpo, kur e përdor po këtë shkrim ndërsa flet për sovranitetin e Jehovait, duhet t’i japësh emfazën kryesore shprehjes «Më i Larti». Po njësoj, kur përdor Jakovin 2:24 për të treguar se sa e rëndësishme është ta shoqërojmë besimin me vepra, nëse e vë emfazën kryesore te shprehja «për t’u shpallur i drejtë» dhe jo te fjala «veprat», disa nga dëgjuesit mund të mos e kapin pikën.

Një shembull tjetër që na ndihmon mund të gjendet te Romakëve 15:7-13. Kjo është pjesë e letrës që apostulli Pavël i shkroi një kongregacioni të përbërë nga hebrenj dhe johebrenj. Këtu apostulli argumenton se shërbimi i Krishtit u sjell dobi jo vetëm judenjve të rrethprerë, por edhe njerëzve të kombeve, me qëllim që «kombet t’i japin lavdi Perëndisë për mëshirën e tij». Pastaj Pavli citon katër shkrime, duke e drejtuar vëmendjen te kjo mundësi që kanë kombet. Si duhet t’i lexoni ato citime për të theksuar pikën që kishte Pavli në mendje? Në rast se do t’i nënvizonit shprehjet për t’u theksuar, mund të nënvizonit «kombeve» në vargun 9, «ju kombe» në vargun 10, «të gjitha ju kombe» e «të gjithë popujt» në vargun 11 dhe «kombet» në vargun 12. Përpiqu ta lexosh Romakëve 15:7-13 me këtë emfazë. Në këtë mënyrë, arsyetimi që bëri Pavli do të bëhet më i qartë dhe më i lehtë për t’u kuptuar.

Metoda për të dhënë emfazë. Fjalët kyçe që dëshiron të nxjerrësh në pah mund të theksohen në disa mënyra. Mënyra që përdor duhet të jetë në harmoni me shkrimin dhe me rrethanat e fjalimit. Ja disa sugjerime.

Theksimi me anë të zërit. Përfshin çdo ndryshim të zërit që i bën fjalët kyçe të dalin më shumë në pah sesa pjesa tjetër e fjalisë. Emfaza mund të arrihet nëpërmjet ndryshimit të volumit, pra, ose duke e ngritur, ose duke e ulur volumin. Në shumë gjuhë, një ndryshim në ton jep emfazë. Por në disa nga këto gjuhë kjo mund të ndryshojë krejt kuptimin. Kur përdoret një ritëm më i ngadaltë për disa shprehje kyçe, kjo tregon se ato janë më të rëndësishme. Në ato gjuhë ku nuk është e mundur të përdorësh theksimin me anë të zërit si mjet për t’u dhënë emfazë disa fjalëve, do të jetë e nevojshme të përdoret ajo që është e zakonshme në atë gjuhë me qëllim që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

Pauza. Kjo mund të bëhet para ose pas leximit të pjesës kryesore të një shkrimi, ose edhe para, edhe pas. Pauza menjëherë para se të lexosh një mendim kryesor krijon ndjenjën e pritjes, kurse pauza pas leximit të tij thellon mbresën e lënë. Mirëpo, në qoftë se do të bëhen tepër pauza, asgjë nuk do të dalë në pah mbi të tjerat.

Përsëritja. Mund t’i japësh emfazë një fjale ose shprehjeje të veçantë duke e ndaluar leximin dhe duke e rilexuar fjalën ose shprehjen që do të theksosh. Një metodë që pëlqehet shpesh është që ta lexosh të gjithë shkrimin dhe pastaj të përsëritësh shprehjen kyçe.

Gjestet. Shpesh lëvizjet e trupit dhe shprehja e fytyrës mund t’i shtojnë emocion një fjale ose një shprehjeje.

Toni i zërit. Në disa gjuhë, fjalët mund të lexohen nganjëherë me një ton që ndikon në kuptimin e tyre dhe i veçon nga të tjerat. Edhe këtu duhet treguar maturi, sidomos në përdorimin e sarkazmës.

Kur shkrimet i lexojnë të tjerët. Kur shkrimin e lexon i zoti i shtëpisë, ndoshta thekson fjalët që nuk duhen ose mund të mos theksojë asnjë. Çfarë mund të bësh në këtë rast? Zakonisht, më e mira është ta bësh të qartë kuptimin kur të tregosh se si zbatohet shkrimi. Pasi të kesh treguar si zbatohet, mund ta drejtosh vëmendjen drejtpërdrejt te fjalët kyçe në Bibël.

SI TË MËSOSH TË PËRDORËSH EMFAZËN?

  • Për çdo shkrim që planifikon të lexosh, pyet veten: ‘Çfarë ndjenje ose emocioni shprehin këto fjalë? Si duhet t’ua përcjell të tjerëve?’

  • Analizoji shkrimet që ke planifikuar të përdorësh. Për secilin prej tyre, pyet veten: ‘Për cilin qëllim do të shërbejë ky shkrim? Cilat fjalë duhen lexuar me emfazë për ta arritur këtë qëllim?’

USHTRIME: (1) Analizo një shkrim që planifikon të përdorësh në shërbimin në fushë. Ushtrohu duke e lexuar atë me ndjenjën e duhur. Duke mbajtur parasysh mënyrën në të cilën mendon ta përdorësh shkrimin, lexoje me zë duke i dhënë emfazë fjalës (fjalëve) të duhura. (2) Në një botim që po studiojmë tani, zgjidh një paragraf që përmban shkrime të cituara. Analizo si janë përdorur shkrimet. Nënvizoji fjalët kyçe. Lexoje të gjithë paragrafin duke i dhënë emfazën e duhur shkrimeve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo